Shejh Ibn Uthejminit ( Allahu e mëshiroftë ) iu parashtrua pyetja:
Një grua dëshiron ta kryej haxhin për nënën e saj të vdekur edhe pse nëna e saj e ka kryer haxhin e obliguar, kështu që: Çka është më mirë: ta kryej haxhin apo të lutet për të?
Ai u pergjigj: Është më mirë për të që ta kryej haxhin për veten dhe të lutet për nënën e saj. Kjo sepse Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) kur ka thënë: “Kur të vdes njeriu i ndërpritet vepra e tij përveç në tri raste: Nëse ka dhënë sadakë rrjedhëse (që vazhdon), dituri që përfitohet prej saj apo një fëmijë i mirë i cili lutet për të.”, nuk ka thënë: Fëmijë i mirë që e kryen haxhin për të, apo agjëron për të, apo jep sadakë për të apo falet për të!
Nëse do të na kishte pyetur ndokush: Çka është më mirë: Të falem e shpërblimin t’ia dedikoj babait tim, apo të jap sadakë dhe shpërblimin t’ia dedikoj babait tim apo të lutem për babin tim? I themi: Më mirë është të lutesh për babin tënd, ngase Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) është më i ditur se ne, më i sinqertë në këshillë dhe më i qartë në shprehje (elokuent), megjithatë ai nuk tha: ‘Apo një fëmijë i mirë që vepron për të’, por tha: “Fëmijë i mirë që lutet për të”. Kjo është ajo që Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na mësoi.