Përgjegjësia ndaj grave është një e drejtë e tyre

Allahu ﷻ thotë në Kuran:” Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni ( e nesë kjo nuk bën dobi ) , madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, simbolikisht nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i larti, më i madhi.” (En-Nisa, 34)
Ky ajet nxit gruan qe t´i bindet burrit të saj. Gjithashtu , nxjerr në pah detyrat dhe përgjegjësitë e saj ndaj bashkëshortit. Bashkëshorti ngarkohet me përgjegjësinë e kujdesit dhe përkushtimit ndaj gruas dhe shpenzimin ndaj saj , ndërsa gruan e ngarkon me përgjegjësitë, si : ruajtja e të drejtave të burrit, respektimi i tij etj. Në këtë mënyrë jetesa bëhët me e lumtur, ku të dy bashkëshortët e respektojnë njeri tjetrin dhe kujdesen për të drejtat e gjithsecilit.
Allahu ﷻ ka përmendur një kategori grash që nuk i njohin këto dispozita dhe as që duan tja dinë për detyrimet që kanë ndaj Allahut ﷻ dhe as për ato ndaj burrit. Për këtë arsye burrri obligohet që të ndikojë tek gruaja nëpërmjet këshillës, apo dhe shkëputjes së marrëdhënieve intime me të për një kohë të caktuar dhe nëse kjo mënyrë nuk bën dobi, ndoshta ndonjë goditje e lehtë, theksojme simbolike, mund të ketë dobi.
Dora e Profetit ﷺ kurrë nuk ka goditur asnjëren prej grave të tij. Ai ka thënë: “Të mirët prej jush nuk godasin”. Disa burra i rrahin gratë e tyre me shkak apo pa shkak, duke u shkaktuar madje dhe thyerje brinjesh dhe kockash, si dhe duke i injoruar para fëmijëve dhe këtë e lejojnë si të lejuar në fe. E vërteta është se feja është e pastër nga njerëz të tillë dhe argumentet e tyre nuk kanë asnjë bazë në fe.