Prej namazeve më të mira (të vullnetëshme) është namazi në zemër të natës së errët, në veçanti në një të tretën e fundit të natës, teksa mbretëron heshtja, qetësia, kthjellimi shpirtëror dhe kënaqësia e bisedës vetëm për vetëm me Allahun. Allahu i Lavdishëm i ka lavdëruar besimtarët për namazin e tyre gjatë natës, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”51-Edh-Dharijat:17″] [Kuran a=”51-Edh-Dharijat:18″]gjithashtu namazi i natës është prej traditave të Profetit tonë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – me të cilat u urdhërua të angazhohet, lidhur me këtë i Lartësuari ka thënë: [Kuran a=”73-El-Muzzemmil:1″][Kuran a=”73-El-Muzzemmil:2″][Kuran a=”73-El-Muzzemmil:3″][Kuran a=”73-El-Muzzemmil:4″]
Për mirësinë e namazit të natës [Hadith h=”Muslim:1163 a”]
I Dërguari Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – e lavdëron shokun e tij Abdullah bin Umar – Allahu qoftë i kënaqur me të dy -, me fjalën e tij: “Më i miri burrë është Abdullahu në u ngrejtë natën të falë namaz” ndërsa në një transmetim ai – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Mos ji si filani që patë qenë ngritur të falej natën dhe e la”.