Veprime që kanë të bëjnë me Agjërimin

Mirësia e agjërimit vullnetar në përgjithësi: [Hadith h=”Buhari:2840″][Hadith h=”Buhari:1904″]e edhe agjërimi vullnetar hynë këtu me lejen e Allahut.

Agjërimi është mburojë nga rënia në shthurje dhe haram, ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “O ju të rinj, kush prej jush e ka të mundur shpënzimin le të martohet, pasi ajo më së miri e mbyll syrin (nga harami) dhe më së miri e mbron organin gjenital (nga rënia në imoralitet), ndërsa kush nuk mundet le të agjëroj pasi ai për të është shues nga epshi”.

Gjithashtu agjërimi është ushtrim i vetvetes për të mos rënë në shpërdorimin e qejfeve si dhe është përkujtim për ne lidhr me gjendjen e vëllezërve tanë të vobekët, të varfër dhe persekutuar, që nuk gjejnë me çfarë të shuajnë etjen e tyre e të mbushin barqet e tyre të boshatisur. Muadhi – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur i erdhi vdekja ka thënë duke qarë: Qajë për etjen në vapën e madhe (agjërimin në vapë që shkakton etje) dhe karvanin që u dyndet dijetarëve në qarkimet ku mësohet dituria. Ndërsa nga Amir bin Abdul Kajsi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se kur i ka ardhur vdekja ka thënë: “Për Allahun nuk qajë nga frika e vdekjes ose nga vdekja por qajë se do e lejë etjen në vapën e madhe (agjërimin) dhe zemrën e natës (namazin e natës) .