Fjala arabe raxha’ në shqip domethënë shpresë. Shpresë është pritja e diçkaje të dashur dhe lakmia në të.
Llojet e shpresës:
- Shpresa që është ibadet Kjo është shpresa vetëm në Allahun, i Cili nuk ka ortak. Kjo shpresë ndahet në dy lloje:
- Shpresë e lavdëruar: Kjo është shpresa e shoqëruar me punë dhe bindje ndaj Allahut.
- Shpresë e përbuzur: Kjo është shpresa që nuk është e shoqëruar me punë. Kjo shpresë është vetëmashtrim.
- Shpresa që është shirk Kjo është shpresa në dikë tjetër pos Allahut për gjërat që mund t’i bëjë vetëm Allahu.
- Shpresa e natyrshme Kur shpreson diçka nga një person, i cili mund ta bëjë atë gjë, si p.sh. të kërkosh nga ai të ta sjellë ndonjë send të caktuar.
Argumenti për shpresën është thënia e Allahut:[Kuran a=”18-El-Kehf:110″]