Duhet që çdonjëri që ka marrë në dorëzim një amanet të kujdeset dhe ta ruaj atë. Kështu ai nuk duhet ta vendosë atë në një vend ku frikësohet se mund të humbasë, nuk duhet të përfitojë prej tij, në mënyrë që të mos dëmtohet (nëse është diçka që mund të dëmtohet në rast se përdoret), që ai ta ktheje të zotit të tij kurdoherë që ai ta kërkoi atë. Allahu i Madhërishëm thotë:[Kuran a=”4-En-Nisa:58″]
Ai, gjithashtu thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:283″] Ndërsa Profeti (alejhis selam) ka thënë: ”Ktheja amanetin atij që të ka lënë amanet dhe mos e tradhto atë që të ka tradhtuar!”
Nëse amaneti humbet ose dëmtohet si pasojë e neglizhencës së atij që e ka marrë në dorëzim, atëherë ai duhet kthejë vlerën ose të ngjashmen me amanetin që i është lënë. Por nëse humbet apo dëmtohet jo për shkak të tij, si për shembull nga zjarri, atëherë ai nuk detyrohet me asgjë, pasi Profeti (alejhis selam) thotë: ”Kush lë një amanet (tek një i besueshëm dhe ajo prishet jo për faj të tij) nuk ka kompesim për të“.
Nëse i zoti amanetit pretendon se personi që i është lënë amaneti e ka neglizhuar ruajtjen e amanetit, atëherë nga ruajtësi i amanetit kerkohet qe te betohet se ai nuk është treguar neglizhent. Në lënien e amanetit është kusht që si i zoti i amanetit dhe personin që ka marrë në dorëzim amanetin të jenë në moshë madhore dhe të aftë mendërisht. Kështu nuk lë dhe nuk i lihet amaneti atij që është fëmijë apo jo i aftë mendërisht. Eshtë e lejuar që amaneti të kthehet në çdo kohë që palët të bien dakord.
Sikurse nuk është e lejuar që personi që i është lënë amaneti ta shfrytëzojë në çdo lloj forme amanetin, përveçse me lejen e të zotit të amanetit dhe me pëlqimin e tij.