Adhurimi që bënin besimtarët dhe edukata e tyre

Zbulesa (Kurani) vazhdoi t’i zbritej Profetit (s.a.u.s.). Zbritën ajetet e para të sures Mudethir. Tuhet se surja e parë që ka zbritur pas këtyre ka qenë “El Fatiha”. Kjo sure përfshin falenderimin dhe lutjen ndaj Allahut. Kjo sure përfshin, gjithashtu të gjitha qëllimet e rëndësishme të Kuranit dhe të Islamit. Adhurimi i parë, me të cilin u urdhërua Profeti (s.a.u.s.) ishte namazi; dy rekatë në mëngjes dhe dy rekatë në mbrëmje. Për këtë zbriti engjëlli Xhebrail dhe i mësoi abdesin.

Pastrimi i plotë ishte shenja dalluese e besimtarëve dhe avdesi kusht i namazit. Fatihaja ishte themeli i namazit. Ndërsa falenderimi dhe madhërimi i Allahut ishin një nga pjesët e namazit. Pra, namazi ishte adhurimi i besimtarëve.

Ata e kryenin atë në vende larg syve të njerëzve. Ndoshta, e kryenin nëpër lugina qafa mali. Në ditët e para të Islamit, nuk njihet për besimtarët ndonjë adhurim, urdhër a ndalim tjetër, përveç namazit. Zbulesa u tregonte atyre anë të ndryshme të Teuhidit (besimit që Allahu është Një), si të pastronin veten moralisht dhe fzikisht, i nxiste për të mirë, u përshkruante Xhenetin dhe Xhehenemin dhe i këshillonte ata në mënyrën më të përsosur, kështuqë ua hapte zemrat dhe ua kënaqte shpirtin.

Profeti (s.a.u.s.) i pastronte ata dhe u mësonte Kuranin dhe Urtësinë. Ai i çonte në shkallët e zemrave të dëlira, moraleve të pastra dhe shpirtrave të virtytshëm. Ai i bënte të ishin të çiltër në marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Me një falë, i nxirrte ata nga errësira në dritë dhe i udhëzonte në rrugën e drejtë. Ai i edukonte që t’i përmbaheshin Fesë së Allahut, Islamit, të kapeshin pas lidhjes së Tij si dhe të qëndronin të palëkundur në zbatimin e urdhrit të Allahut.

Kaluan tre vite dhe thirrja për në Islam ende përqëndrohej vetëm tek individët. Profeti (s.a.u.s.) nuk e kishte shpallur haptaz nëpër mbledhje e kuvende. Megjithatë thirrja u bë e njohur te Kurejshët e disa prej tyre e urrenin atë dhe disa herë i sulmuan besimtarët. Por, në përgjithësi ata nuk i kushtuan shumë rëndësi, sepse Muhamedi (s.a.u.s.) ende nuk u ishte paraqitur si i dërguar dhe nuk u kishte folur për zotat e tyre.