Këtu do të përmendim disa pika apo pyetje, të cilave nëse njeriu u përgjigjet, do të arrijë të njohë shkallën e moralit të tij. Nëse përqindja e përgjigjeve të tua pozitive është diku tek 90%, atëherë ke bërë goxha rrugë në përmirësimin dhe ruajtjen e moralit. Por nëse në këto përgjigjë shkojnë aty tek 50% atëherë ke nëvojë për përpjekje të tjera, për të mbajtur të pastër moralin tënd, ndryshe do të biesh në imoralitet.
1- A e largon shikimin nga haramet?
Nëse përgjigja jote është “po” atëherë falendero Allahun e Madhëruar , që të ka ruajtur nga dicka që të shpie në imoralitet. Nëse përgjigja është ajo tjetra, atëherë kërkoji falje Allahut dhe bëhu më i vendosur për tiu shmangur elementit të parë që të shpie në imoralitet.
2- A qëndron gjatë rrrugëve apo nëpër kafene?
3- A je ti nga ato që flasin me përkedheli , gjë që i provokon një pjesë të meshkujve?
4- A je ti e mbuluar?
5- A vecohesh vetëm për vetëm me një femër, pa prezencën e një të afërmi të saj?
6- A gjen kohë të lirë bosh, të cilën nuk e di sesi ta shfrytëzosh? Një nga shkaqet kryesore, që e shtyu gruan e Azizit të rendë pas imoralitetit , është fakti se ajo nuk e shfrytëzonte në mënyrë të drejtë kohën e lire.
7- Kush janë miqtë e tu? A janë ata njerëz të mirë dhe me moral të lartë apo janë njerëz me moral të ulët?
8- A e lut Allahun të të ruajë nga imoraliteti, sic bënte Jusufi alejhi selam?
9- A ndjen kënaqësi kur ke kontakte dhe biseda me gratë , për cështje jo fetare?
10- A ke lidhje në internet me vajza dhe a u dërgon atyre shpesh emaile joshëse?
11- Nëse nuk je e mbuluar, cfarë rrobash vesh? A vesh rroba të gjata që të mbulojnë trupin apo gjysmë e veshur gjysmë e zhveshur?