Cilët ishin fëmijët e Profetit Muhamed alejhi selam

Të gjithë fëmijët, përveç Ibrahimit, Profeti (s.a.u.s.) i ka pasur me Hatixhen. Fëmijët e Profetit (s.a.u.s.) ishin:

Kasimi: djali i madh i të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s.) dhe për këtë Profetin (s.a.u.s.) e thërrisnin Ebul Kasim (Babai i Kasimit). Kasimi ka jetuar derisa flloi të ecte. Vdiq në moshën 2 vjeç.

Zejnebja: vajza e madhe e Profetit (s.a.u.s.). Ajo vdiq për hir të Allahut. Për të Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Ajo është më e virtytshmja e bijave të mia.” Zejnebja ka lindur pas Kasimit dhe është martuar me Ebu el As ibn Rebian, i cili ishte djali i tezes së saj – Halete bintu Huejdi. Zejnebes i lindi një djalë, që ia vunë emrin Ali dhe një vajzë, që ia vunë emrin Umame. Umamen e mbante i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) me vete, kur falte namazin. Zejnebja ka vdekur në fllim të vitit të 8-të Hixhri, në Medine.

Rukia: atë e mori Othmani (r.a.) për grua. I lindi një djalë që quhej Abdullah, i cili jetoi deri në moshën 6 vjeç; e quku një gjel në sy dhe vdiq. Rukia vdiq, kur i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) ishte në luftën e Bedërit. Kur Zejd ibn Harithi shkoi në Medine për të dhënë lajmin e gëzuar që myslimanët arritën fitore në atë luftë, i pa njerëzit të hidhnin dhe në varrin e saj.

Umu Kulthumi: atë e martoi i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) me Othmanin (r.a.), pasi pati vdekur Rukia, kur u kthye nga lufta e Bedërit. Ajo nuk ka lindur fëmijë. Umu Kulthumi ka vdekur në muajin Sha’ban, në vitin 9, Hixhri dhe është varrosur në Bekia.

Fatimja: ajo është më e vogla e vajzave të Profetit (s.a.u.s.) dhe më e dashura tek ai. Ajo është zonja e grave të Xhenetit. Atë e martoi Profeti (s.a.u.s.) me Ali ibn Ebu Talibin (r.a.) pas luftës së Bedërit. Asaj i lindën dy djem: Hasani dhe Hysejni, dhe dy vajza: Zejnebja dhe Umu Kulthumi. Umu Kulthumin e martoi me Omer ibn Hatabin (s.a.u.s.), me të cilin lindi Zejdi. Pasi vdiq Omeri, Umu Kulthumin e mori për grua Auni, djali i xhaxhait të saj, Xhaferrit. Më vonë edhe Auni vdiq dhe Umu Kulthumin e mori për grua vëllai i Aunit, Muhamedi. Edhe Muhamedi vdiq edhe atë e mori për grua vëllai i tij, Abdullahu. Umu Kulthumi ka vdekur tek Abdullahu. Fatimja (r.a.) ka vdekur gjashtë muaj pas Profetit (s.a.u.s.).

Këta të pestë qenë fëmijët e Profetit (s.a.u.s.) që kanë lindur përpara se Allahu ta nderonte atë me profetësinë.

Abdullahu: thuhet se ai ka lindur pasi u bë thirrja për në Islam. Mirëpo, në një version tjetër thuhet se ai ka lindur përpara se të përhapej Islami. Abdullahu ka vdekur i vogël dhe ka qenë i fundit i fëmijëve të Profetit (s.a.u.s.) që i kanë lindur me Hatixhen.

Ibrahimi: ky ka lindur në Medine nga robëresha e Profetit (s.a.u.s.), Marie Kobtija, në muajin Xhemadel Ula ose Xhemadel Uhra, në vitin 9, Hixhri dhe ka vdekur 16 ose 18 muajsh, më 29 të muajit Sheual, në vitin e 10, Hixhri, atë ditë, kur ndodhi eklipsi në Medine. Është varrosur në Bekia. Meqënëse Ibrahimi ka vdekur i vogël, në moshën kur pinte gji, Profeti (s.a.u.s.) ka thënë për të: “Sigurisht, ai do të ketë një gjidhënëse, e cila do t’i plotësojë atij afatin e dhënies gji në Xhenet.