Hatixhja pa te Muhamedi (s.a.u.s.) besnikëri dhe mirësi, që nuk e kishte parë asnjëherë dhe u habit. Shërbëtori, Mejseri i tregoi çfarë kishte parë te Profeti (s.a.u.s.). Thuhet edhe për ndodhi të jashtëzakonshme; për shembull, kur ishte vapë e madhe, atij i bënin hije dy engjëj. Hatixhja e kuptoi që do të ishte lumturi e madhe të martohej me të.
Ndaj ajo dërgoi për tek ai një shoqe të saj që t’i propozoj Profetit (s.a.u.s.) për martesë dhe ai e pranoi. Për këtë bisedoi edhe me xhaxhallarët e vet. Ata i dërguan falë xhaxhait të Hatixhes, Amir ibn Esedit.
Kështu Hatixhen e martoi xhaxhai i saj me Profetin (s.a.u.s.) në prani të njerëzve nga fisi Benu Hashim dhe të kryetarëve të fisit Kurejsh, me një prikë prej 20 deve ose 6 deve të reja. Fjalën e martesës e mbajti xhaxhai i Profetit (s.a.u.s.), Ebu Talibi. Ai e falenderoi dhe e lavdëroi Allahun. Pastaj përmendi prejardhjen e nderuar dhe të mirat e Profetit (s.a.u.s.). Pastaj shpalli lidhjen e martesës dhe tregoi sasinë e prikës.
Martesa e Muhamedit (s.a.u.s.) me Hatixhen u bë dy muaj e ca ditë pas kthimit të Profetit (s.a.u.s.) nga Shami.
Atëherë, Muhamedi (s.a.u.s.) ishte 25 vjeç, ndërsa Hatixhja (sipas versionit më të njohur) ishte 40 vjeçe. (Thuhet edhe se ka qenë 28 vjeçe; dikush ka thënë edhe ndryshe).
Ajo qe martuar më parë me Atik ibn Aidh El Mahzumiun, por ai vdiq. Pastaj u martua me Ebu Halid Timinun, por edhe ai vdiq. Me të pati një djalë. Më pas kryetarët e mëdhenj të fsit Kurejsh deshën të martoheshin me të, por ajo nuk pranoi, derisa u martua me të Dërguarin e Allahut (s.a.u.s.). Martesa me të qe një lumturi, që e kishin lakmi të gjithë njerëzit.
Hatixhja është gruaja e parë e Profetit (s.a.u.s.) dhe deri sa vdiq ajo, ai nuk ka marrë tjetër për grua. Profeti (s.a.u.s.) i pati të gjithë fëmijët me Hatixhen, përveç Ibrahimit, të
cilin e pati me Marien, që ishte nga Kopshtet e Egjiptit.