Fisi i Profetit (s.a.u.s.) ishin kurejshët, të njohur për vetitë e mira dhe autoritetin e lartë. Ai fis ka një prejardhje të lavdishme dhe pozitë të nderuar ndër të gjithë arabët.
Kurejsh është mbiemri i Fihirit, birit të Malikut ose i Nadrit dhe Nadri- bir i Kinanit.
Të gjithë burrat e këtij fsi kanë qenë fsinikë dhe të nderuar në kohën e tyre, por më i dalluari ndër ta ishte Kusaji (emrin e vërtetë e kishte Zejd). Ai ishte i pari nga kurejshët që mori përsipër të kujdesej për Qaben. Pra, ai kishte çelësin e Qabes, e hapte për atë që donte dhe kur të donte. Ai e vendosi fisin Kurejsh në luginën e Mekës, në brendësi të këtij vendi, kurse më parë ata banonin në rrethinat e Mekës, të shpërndarë midis fiseve të tjera.
Kusaji ngriti dy shërbimet që njiheshin “Sikaje” dhe “Rifade”. Shërbimi “Sikaje” ishte një pije që përgatitej prej lëngut të hurmave arabe ose mjaltit ose rrushit të thatë dhe që ju ofrohej haxhinjve në rezervuarë lëkure, Ndërsa “Rifade” ishte ushqim që përgatiste për haxhinjtë. Kusaji ndërtoi një shtëpi në veri të Qabes, e cila u njoh me emrin “Darun Nedue” (Shtëpia e Këshillimit). Ajo ishte shtëpia e këshillimit për kurejshët dhe qendër e lëvizjeve të tyre shoqërore. Prandaj, çdo martesë a çdo çështje tjetër përfundohej në atë shtëpi. Kusaji kishte në dorë flamurin
dhe udhëheqjen. Çdo flamur lufte nisej vetëm me urdhrin e tij. Ai ishte fsnik, i urtë dhe i shkonte fala te njerëzit e vet.