Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”93-Ed-Duha:5″]
Vula përmbyllëse e të gjithë profetëve dhe mesazhi i fundit i të gjitha shpalljeve të mëparshme deri në Ditën e Kiametit. Duhet të besojmë në profetësinë e Muhamedit alejhi selam në detaje dhe me hollësi.
* Muhamedi, i biri i Abdullahit i biri i Abdulmutalibit.
* Ndër emrat e tij përmendim: El-Mahi(Zhdukësi), nëpërmjet të cilit Allahu do të zhdukë (fshijë) mosbesimin; El Hashir (Tubuesi), pranë këmbëve të të cilit do të ringjallen njerëzit: El Akib (Pasuesi), pas të cilit nuk vjen më Profet tjetër
* është quajtur Muhamed me qellim që ta lavdërojnë krijesat e Qiellit dhe të Tokës.
* U rrit jetim pa baba dhe kur mbushi tetë vjec , i ndërroi jetë edhe nëna (Emine).
* Nuk dinte shkrim dhe këndim e as nuk ka marrë dijen prej ndonjë njeriu.
Ndër cilësitë e tij mund të përmendim:
* Ka pasur një lëkurë ngjyrë trendafili tëcelur (jo aq i bardhë dhe jo aq zeshkan)
* Sytë e tij ishin të gjerë , tepër të zinj e dukeshin sikur i kishte lyer me kohël.
* Qerpikët i kishte të gjatë , të dendur dhe të kthyer.
* Vetullat i kishte të harkuara he të gjata që bashkoheshin me njëra tjetrën.
* Gojën e kishte të gjerë.
* Faqet i kishte pak të shendetshme
* Hundën e kishte pak të thyer , të vogël, të bukur dhe të rregullt
* Mjekrën e kishte të bukur dhe të dendur
* Nuk ishte as i dobët e as i shëndoshe
* Trupi i tij ishte mesatar
* Qafën e kishte të hollë
* Flokët e tij ishin as të ashpër dhe as shumë të butë, ngjyra e tyre ishte shumë e zezë. Ndonjëherë flokët arrinin deri tek gjysma e veshit, te supet e ndonjëherë apo deri edhe te shpatullat.
* Ishte njeriu më i bukur ndër njerëz, dhe asnjëri nuk e ka përshkruar atë, përvecse duke e krahasuar me Hënën e plotë kur del natën.
* Kishte një zë të fortë , të mprehtë dhe pak të ngritur.
* Dora e tij : Ishte e butë në prekje si mëndafshi dhe si rroba e leshtë dhe e hollë (dora më e butë që mund të prekësh). Forma e saj: pëllëmbë e gjerë, gishta të fortë dhe të mëdhenj. Aroma e saj: kishte nëj aromë sikur të ishte e parfumosur. Nuk ka goditur kurrë me dorë ndonjë send , shërbëtor apo grua. E vendoste unazën në dorën e djathtë, në disa raste e vendoste në dorën e majtë. Në kokën e unazës që ishte prej argjendi ishte gdhendur: ” Muhamedi , i dërguari i Allahut”. Me këtë unazë, ai fërkonte faqet dhe kokat e fëmijëve.
* Barku i tij nuk ishte i madh por i njejtë me kraharorin.
* Shpina e tij dukej si argjend i derdhur dhe shtati i tij ishte i drejtë.
* Kërciri i këmbës i shkëlqente , ishte i pastër , i butë dhe i bardhë si palca dhe thelbi i trungut të palëms