Historia e fillimit të profetësisë dhe e shpalljes së Zbulesës

Fillimi i profetësisë dhe i shpalljes së Zbulesës është muaji Ramazan, nata e Kadrit. Për këtë Allahu i Madhëruar ka thënë: [Kuran a=”97-El-Kadr:1″]

Hadithet e vërteta, autentike na njoftojnë, gjithashtu se ngjarja ka ndodhur natën e së hënës, para agimit. Me qenë se nata e Kadrit bie në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit në numër tek, dhe shkencërisht është vërtetësuar se dita e hënë e Ramazanit të atij viti ka qenë data 21, del se profetësia e Muhamedit (s.a.u.s.) ka filluar natën e 21-të të muajit Ramazan. Kjo datë bie më 10 gusht të vitit 610 të erës sonë. Sipas vitit hënor në atë kohë ai ishte 40 vjeç, 6 muaj dhe 12 ditë. Sipas vitit diellor i bie të ishte 39 vjeç, 3 muaj dhe 22 ditë. Pra, Profeti (s.a.u.s.) ishte në krye të 40 vjetëve sipas vitit diellor, kur i ka ardhur profetësia.