Nuhu Alejhi Selam

Allahu i Lartësuar thotë:[Kuran a=”37-Es-Saffat:79″]
Në Kuran emri i tij është përmendur 43 herë. Populli i tij është vendosur në jug të Furatit, qytetit të Kufes së sotme. Gruaja e tij ishte jobesimtare. Gruaja tjetër ishte besimtare, me të cilën kishte një djalë, që gjithashtu nuk i besoi atij, ndërsa numri i fëmijëve të tij nuk dihet me saktësi. Profesioni i tij ka qënë zdrukthëtar.

Nuhu ishte prej Profetëve më të zgjedhur dhe është i njohur botërisht. Ai ishte rob falenderues. Kur zgjohej , kur flinte, kur pinte, kur hante, kur vishej, kur dilte, kur hynte ai falenderonte Allahun, për mirësitë që i kishte dhënë.

AI ishte pejgamberi i parë në Tokë, pas babait tonë Ademit alejhi selam. Allahu i Lartësuar thotë: ” Ai qëndroi tek ata një mijë pa pesëdhjetë vjet”. Pra, 950 vite.

* Ai konsiderohet babai i dytë i njerëzimit, sepse pasi u përmbyt toka dhe cfarë kishte në të , atij i lindën tre fëmijë: Sami , i cili është babai i arabëve; Hami i cili është babai i të zinjve; Jarithi, i cili është babai i të verdhëve.
* Ndërtimi i anijes: ka´abi (ALlahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se ai e ndërtoi atë për 40 vjet. Ndërsa Ibn Abasi thotë se e ka ndërtuar për 2 vjet.
* Ata që qëndruan në anije: Ibn Abasi thotë se numri i tyre ishte 80, bashkë me gratë e tyre. Pas përmbytjes, ata zbritën dhe ndërtuan një fshat , që sot quhet “Ethemaninë”, i cili gjendet në anën e Mosulit.
* Përshkrimi i anijes: Gjatësia e saj 300 kut; gjerësia 50 kut; lartësia 0 kut. E ndërtuar prej druri të pemës së saxhit, me tri kate. Kati i parë u mbajt për ushqim dhe pije, kati i dytë për kafshët, shpendët dhe egërsirat, ndërsa kati i tretë për burrat dhe gratë.
* Urdhëri i Allahut për përmbytjen : Ibn Abasi thotë, ajeti:[Kuran a=”11-Hud:40″] Do të thotë se toka u bë gjithë burime saqë edhe në furrën, ku piqej buka filloj të dalë ujë.
* Lartësia e Dallgëve shkonte sa një mal dhe ato e mbysnin cdo gjë përvec anijes , me urdhër të Allahut. Anija u ndal në malin Xhudij. Thuhet se ky gjendet afër Mosulit, në drejtim të qytetit të Kufes, në Irak. Gjithashtu thuhet, se ai mal gjendet në gadishullin arabik. Ibën Abasi thotë se ujërat e deteve sot janë mbetje të tufanit.
Mrekullia: Qëndrimi i tij dhe i besimtarëve që ishin me të , si dhe i një cifti nga cdo kafshë ne anije pa u mbytur nga tufani.
* Vështirësitë në rrugën e predikimit (ftesës në besim): Një burrë po mbante mbi supe djalin e tij. Kur djali i tij pa nuhun alejhi selam i tha babait: ” Ma jep një gur” dhe me të goditi Nuhun alejhi selam . Profeti Nuh u gjakos dhe Allahu zbret ajetin: [Kuran a=”11-Hud:36″]Populli i tij e përgenjështroi dhe e akuzoi se ai nuk ishte profet. Ata kërkuan prej tij që ti largonte ata të cilët i kishin besuar, sepse ishin të varfër dhe të dobët. E akuzuan për të marrë , pasi ishte duke ndërtuar një anije në një vend ku skishte det mbi të cilin të lundronte. Talleshin me të dhe i thoshin: ” U bëre zdrukthëtar pasi ishe profet“.
Populli i tij e rrahu dhe e gjakosi e ai e fshinte gjakun nga fytyra e tij (populli i tij ka qënë populli më i dhunshëm). Nuhu alejhi selam ishte i butë me ta dhe thoshte: ” O Zot im! Fale popullin tim sepse ata nuk e dinë”.