Lindja e Profetit Muhamed alejhi selam

I Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) lindi te njerëzit e fisit Beni Hashim në Mekë. Ishte mëngjesi i ditës së hënë, dita e nëntë (thuhet edhe dita e dymbëdhjetë) e muajit Rabiul Euel, në vitin e ngjarjes së Elefantit. Data 9 është më e saktë, ndërsa data 12 është më e dëgjuar. Data e dytë bie më 22 prill të vitit 571, të erës sonë. Qe Shifaja, bija e Amrit, e ëma e Abdurr Rrahman ibn Auft, ajo që e priti foshnjën. Kur e lindi Profetin (s.a.u.s.) doli prej së ëmës një dritë, prej së cilës shndritën edhe pallatet e Shamit. Pastaj i dërguan
falë gjyshit të Muhamedit (s.a.u.s.), Abdul Muttalibit për t’i dhënë sihariqin e lindjes së Muhamedit (s.a.u.s.).

Abdul Muttalibi erdhi menjëherë shumë i gëzuar, e mori foshnjën, e futi në Qabe, e falenderoi Allahun, i bëri lutje Atij dhe ia vuri foshnjës emrin Muhamed (i Falenderuar),
sepse shpresonte që të falenderohej. Pastaj theri kurban për lindjen e tij dhe në ditën e shtate të lindjes e bëri synet dhe sipas zakonit të arabëve, shtroi një darkë për të. Kujdestarja e tij ka qenë Umu Ejmen: Bereketu, el Habeshije robëresha e babait të tij, Abdullahut. Ajo jetoi derisa u bë muslimane, emigroi në Medine dhe vdiq gjashtë muaj pas të Dërguarit të Allahut (s.a.u.s.)