Ndërprerja e Zbulesës Profetit Muhamed alejhi selam dhe kthimi i saj

Pas zbritjes së parë të Zbulesës në Shpellën Hira, pati një ndërprerje. Kjo ndërprerje vazhdoi disa ditë. Profeti (s.a.u.s.) u mërzit dhe u hidhërua. Mirëpo, e mira qe pikërisht në këtë ndërprerje, sepse iu hoq frika Profetit (s.a.u.s.); ai u bë i vendosur në çështjen e tij dhe u përgatit të mbajë mbi vete diçka tjetër si ajo që kishte zbritur.

Profeti (s.a.u.s.) qe kthyer nga Uaraka ibn Neufeli dhe pati shkuar përsëri te Shpella Hira për të vazhduar adhurimin ndaj Allahut dhe për të plotësuar ditët që kishin mbetur prej muajit të Ramazanit. Mbaroi muaji i Ramazanit dhe ai plotësoi adhurimet në shpellë. Në

mëngjesin e parë të muajit Sheual zbriti nga shpella për në Mekë. Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Kur hyra në luginën e Mekës dikush më thirri. Hodha sytë në të djathtë, por nuk

pashë njeri. Hodha sytë edhe në të majtë, por nuk pashë njeri. Hodha sytë përpara, por nuk pashë njeri, as prapa meje nuk pashë njeri. Atëherë, ngrita kokën lart dhe pashë

diçka! Engjëlli që më pat ardhur në shpellën Hira, ishte ulur në një karrige midis qiellit dhe Tokës. U tremba aq shumë, sa rashë për tokë. Shkova te Hatixhja. Më mbuloni,

më mbuloni, më mbuloni dhe më hidhni ujë të ftohtë,- i thashë. Më mbuluan dhe më hodhën ujë të ftohtë. Atëherë, ka zbritur:[Kuran a=”74-El-Mudethir:1″][Kuran a=”74-El-Mudethir:2″][Kuran a=”74-El-Mudethir:3″][Kuran a=”74-El-Mudethir:4″][Kuran a=”74-El-Mudethir:5″]

Kjo ka ndodhur para se të bëhej detyrim namazi. Pas këtij çasti Zbulesa ka ardhur pa ndërprerje. Këta ajete janë fllimi i mesazhit të tij dhe janë shpallur pak më vonë shpalljes së parë, e cila ishte edhe fllimi i Profetësisë së Profetit (s.a.u.s.).

Këta ajete përfshijnë dy lloj detyrimesh:

– Lloji i parë është detyrimi i Profetit (s.a.u.s.) për të shpallur mesazhin dhe për të paralajmëruar njerëzit. Këtë e thotë fala e Allahut: [Kuran a=”74-El-Mudethir:2″]

Ajeti do të thotë: Paralajmëroi njerëzit për dënimin nga Allahu nëse ata nuk largohen nga mashtrimi e humbja, të mos adhurojnë idhujt, por vetëm Allahun, të mos i vënë

shok Atij, as në Veten e Tij, as në cilësitë e Tij dhe as në të drejtat e Tij.

– Lloji i dytë është detyrimi i Profetit (s.a.u.s.), që të zbatojë urdhrat e Allahut të Madhëruar, t’i zbatojë ato plotësisht në veten e tij, për të ftuar kënaqësinë e Allahut

dhe për të qenë shembull për çdo njeri që i beson Allahut.

Këto shprehen në ajetet:[Kuran a=”74-El-Mudethir:3″] që do të thotë: “Vetëm Allahun madhëro dhe mos i shoqëro Atij askënd dhe asgjë.” [Kuran a=”74-El-Mudethir:4″]që do të thotë: pastroji rrobat dhe trupin tënd, sepse nuk i ka hije atij njeriu që madhëron Allahun e qëndron para Tij, të jetë i papastër. [Kuran a=”74-El-Mudethir:5″] do të thotë largohu nga ajo që shkakton zemërimin e Allahut dhe dënimin e Tij. E kjo arrihet duke iu bindur Allahut dhe duke mos e kundërshtuar Atë. [Kuran a=”74-El-Mudethir:6″]do të thotë mos bëj mirësi, për të marrë më shumë se e mira që ke bërë. Ajeti i fundit tregon dëmet që do t’i vinin nga populli i vet, kur të ndahej nga feja e tyre e t’u bënte thirrje vetëm në rrugën e Allahut, siç thotë Allahu: [Kuran a=”74-El-Mudethir:7″]