Muhamedi alejhi selam në fisin Benu Sa’ad

Arabët e kishin traditë që për fëmijët e porsalindur të kërkonin gjidhënëse në zonat malore. Ata vepronin kështu për t’i larguar foshnjat nga sëmundjet e qyteteve, për t’i forcuar fzikisht dhe për t’ua mësuar gjuhën arabe në djep të pastër.

Allahu kishte vendosur që disa gra nga fsi Beni Sa’ad bin Bekr Hauazin, të vinin për të kërkuar foshnje gjiri. Të gjithave ia paraqitën profetin Muhamed (s.a.u.s.), por ata nuk pranuan ta merrnin, sepse ishte jetim.

Njëra nga gratë, që kërkonte fëmijë për t’i dhënë gji, meqënëse nuk gjeti të tjerë, mori Profetin (s.a.u.s.). Ajo ishte Halimja, bija e Ebu Dhuejbit. Ajo pati aq mirësi prej tij, sa e patën zili të tjerët.

Emri i vërtetë i Ebu Dhuejbit, babait të Halimes, ishte Abdullah ibn el Harith. Emri i të shoqit ishte Harith, biri i Abdul Uzzas. Që të dy ishin nga fsi Sad Benu Bekër Benu Havazin. Kurse fëmijët e Harith ibn Abdul Uzzas dhe vëllezërit e qumështit të Profetit Muhamed (s.a.u.s.) ishin:
Abdullahu, Unejsja dhe Xheddameja, e cila quhej edhe Shimae, por më shumë njihej me pseudonimin se sa me emrin. Ajo kujdesej për të Dërguarin e Allahut (s.a.u.s.).