Për të vënë në jetë ajetet e zbritura, i Dërguari i Allahut (s.a.u.s.) filloi menjëherë t’i ftojë njerëzit në fenë e Allahut të Madhëruar. Në atë kohë njerëzit ishin të pafe. Ata adhuronin skulptura e idhujt. Për këtë nuk kishin asnjë argument, veçse kishin parë prindërit e tyre që i adhuronin.
Morali i tyre ishte vetëm mendjemadhësia dhe kryelartësia. Rruga e tyre e vetme për zgjidhjen e problemeve ishte vetëm me shpatë. Prandaj Allahu i Madhëruar e urdhëroi Muhamedin (s.a.u.s.) që të fllonte thirrjen në Islam fshehurazi, duke iu drejtuar vetëm atij që e njihte për njeri të mirë dhe që e donte të vërtetën, vetëm atij njeriu, që i besonte e tek i cili ishte i qetë. Allahu e urdhëroi atë të fllonte më së pari me familjen e vet, me të afërmit e vet dhe pastaj me miqtë e shokët e vet, më pas me të tjerët.