Shumë i Shëmtuar / Bukur

Unë jam shumë i shëmtuar
Pra, mos u përpiq të më bindësh që
Unë jam një person shumë i bukur
Sepse në fund të fundit
E urrej veten në çdo mënyrë të mundshme
Dhe unë nuk do të gënjej veten duke thënë
Ka bukuri brenda meje
Pra, te jesh i sigurtë që unë do mbetem vetja ime sepse
Unë jam një person i pavlerë, i tmerrshëm
Dhe asgjë që mund të thuash nuk do të më bëjë të besoj që
Unë ende meritoj dashuri
Sepse pavarsisht gjithçkaje
Unë nuk jam aq i mirë sa te më doje njeri
Dhe unë s’mund besoj që
Ka bukuri brenda meje
Sepse sa herë që shoh veten në pasqyrë gjithmonë mendoj
A jam vërtete i shëmtuar siç thonë njerëzit?

(tani lexoje nga fundi ne fillim)

A.SH.