Ndarja, divorci ka edukaten e vet.

Allahu thote ne Kuran: [Kuran a=”58-El-Muxhadele:2″][Kuran a=”58-El-Muxhadele:3″]
[Kuran a=”2-El-Bekare:231″][Kuran a=”2-El-Bekare:232″][Kuran a=”2-El-Bekare:233″][Kuran a=”2-El-Bekare:234″][Kuran a=”2-El-Bekare:235″][Kuran a=”2-El-Bekare:236″]

Dhe thote: [Kuran a=”65-Et-Talak:1″]
Në periudhen paraislamike, kishte raste kur burri I thoshte gruas se tij: “Ti për mua je si nëna ime”, duke iu bërë kështu haram gruaja e vet sepse e konsideroi atë si nënën e tij. Në këtë gjendje , gruaja e tij nuk mund të konsiderohet as e tija por as e ndarë prej tij.
Allahu solli rrugëdalje për këtë cështje , duke I ofruar burrit një tjetër mundësi që ta rregullojë atë cka veproi. Kjo nëpërmjet lirimit të një robi dhe nëse nuk ka mundësi , atëherë të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.
Kush nga ne nuk bën gabime?
Por Mëshiruesi, Mëshirëploti është Falës I mëkateve dhe Pranues I pendimit, është tolerant ndaj nesh dhe na mëson rrugën e kthimit drejt të mirës. Njeriu gabon dhe mënyra e ndreqjes së gabimit kryhet nëpërmjet edukimit dhe agjërimit, në këtë mënyrë që të mos përsëriten më gabime të tilla!
Ajetet e divorcit tregojnë shumë qartë për butësinë që duhet treguar ndaj gruas. Pjesë e këtij kujdesi është që të mos ia zgjasësh më shumë kohëpritjen e saj. Gjatë kohës së pritjes shtëpia është quajtur shtëpia e saj, duke I urdhëruar përgjegjësit e grave të mos I nxjerrin nga shtëpitë e tyre, përvec nëse janë nga ato që bëjne imoralitet.
Të gjithë bashkëshortët duhet ta kenë parasysh se në rast divorci, më e mira për ta është që të mos e kenë hakmarrjen gjenë më primare të tyren. Allahu na kujton: [Kuran a=”2-El-Bekare:237″] dhe thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:229″]
Ligjërimi I divorcit në të gjitha llojet e tij të lejuara dhe pasojat e tij është një platformë reale për një jetë të lumtur dhe ndarje të qetë, që I qetëson të dyja palët me respekt, mirëkuptim dhe siguri, gjë e cila tregon se të dyja nuk kanë më dëshirë ta cojnë jetën sëbashku, por secili prej tyre vazhdon jetën e vet pa e shqetësuar tjetrin.

Cështja e divorcit është nje cështje që I përket edhe Allahut dhe jo vetëm dy bashkëshortëve, prandaj duhen respektuar kufinjtë e Allahut me divorcin dhe duke ditur se Allahu është Mbikqyres. Nëse ne do të tregohemi të sinqertë, do të na japë rrugëdalje për cdo vështirësi dhe zgjidhje për cdo problem dhe do të na I zgjerojë rrugët e furnizimit dhe të rriskut. Vetëm kështu femijët do të jetojnë të lumtur dhe të qetë me nënën e tyre, e cila e vlereson veten e saj si nënë dhe bashkëshortin e saj si bashkëshort.
Në anën tjetër edhe burri e sheh veten e tij me kuptimin e plotë baba të denjë dhe e vlerëson gruan e tij, duke I respektuar te drejtat e saj dhe të fëmijeve të tij.

Ai e di se kur duhet te ndahet nga gruaja, si duhet ta ndajë , cilat janë rregullat e kohëpritjes, nëse dëshiron të rikthehet me të, si mund të arrihet, I njeh rregullat e divorcit të madh dhe të divorcit të vogël.
Kjo është platforma hyjnore që nuk ka lënë asgjë pa përfshirë, prandaj është e nevojshme që ta studiojmë atë me vëmendje, t´i mësojmë rregullat që para martesës, por edhe pas, që të jemi të vetëdijshëm në ceshtjet e jetës sonë.