Tradhtari është dyfytyrësh

Besnikëria, amaneti është shenjë prej shenjave të besimit. Ndërsa tradhtia është njëra prej shenjave të dyfytyrëshit.[Hadith h=”Buhari:33″] Kështu amanetin nuk e thyen dhe nuk tradhton veçse ai që është dyfytyrësh. Ndërsa myslimani qëndron larg këtyre gjërave. Sa herë pakësohet besnikëria (amaneti) aq edhe shpërbëhen degët e besimit, [Hadith h=”Buhari:6497″]

Ajo që kuptohet së jashtmi nga hadithi është se nëse kur një njeri shpërdoron qëllimisht amanetin, duke neglizhuar në detyrime dhe obligimet fetare, duke nëpërkëmbur të drejtat e krijesave, ai ndëshkohet pastaj me humbjen e amanetit nga zemra. Allahu ia ka përjashtuar vetes mundësinë që t’ia rrëmbejë nga zemra amanetin dikujt pa asnjë shkak dhe pa i lënë vetë ai më parë pas dore detyrimet fetare dhe të drejtat e njerëzve, siç ka thënë Allahu i Madhërishëm:[Kuran a=”61-Es-Saff:5″]

Hadithi i fundit tregon se amaneti është besimi, është feja dhe detyrimet e adhurimit. Teuhidi, i cili është adhurimi vetëm i Allahut mos shoqërimi në adhurimin e Tij askënd tjetër është amanet. Namazi është amanet, zekati është amanet, agjërimi është amanet, haxhi është amanet, ruajtja e lidhjeve fisnore është amanet, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja është amanet, pasuria është amanet, kështu që mos e përdor atë për të bërë gjynahe.

Edhe syri është amanet, prandaj mos shiko me to gjërat që Allahu i ka ndaluar. Dora është amanet, nderi është amanet, barku është amanet, ndaj mos ha asgjë që nuk e ke të lejuar. Dhe fëmijët e t’u janë amanet tek ti, prandaj mos neglizho edukimin e mirë të tyre. Gratë tek burrat e tyre janë amanet, ndaj mos nëpërkëmb të drejta e tyre. Edhe të drejtat e bashkëshortëve për bashkëshortet janë amanet dhe të drejtat e njerëzve materiale dhe shpirtërore janë amanet, kështu që nuk duhet të cenohen. Për përmbushjen e amanetit dhe respektimin e tij Allahu i Madhërishëm ka premtuar shpërblimin më të madh. Allahu i Madhërishëm thotë: [Kuran a=”23-El-Muminun:8″][Kuran a=”23-El-Muminun:9″][Kuran a=”23-El-Muminun:10″][Kuran a=”23-El-Muminun:11″]

Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut u tha atyre që kishte përreth: ”Më garantoni gjashtë gjëra t’ju garantoj Xhenetin. I thashë kush janë ato, o i Dërguari i Allahut? Tha: ”Namazi, zekati, amaneti, organi gjenital, barku dhe gjuha.” Në një hadith tjetër, i Dërguari i Allahut ka thënë: ”Gjëja e parë që do të humbisni nga feja juaj është amaneti dhe gjëja e fundit namazi.”

Neglizhenca në amanete, braktisja e detyrimeve fetare sjellin defekte dhe të dëmtime në jetën e njerëzve dhe e bën jetën e tyre me shije të hidhur, shkëput urat lidhëse ndërmjet tyre, ia ekspozon interesit individual dhe publike rrezikut dhe shkatërrimit, prish botëkuptimet dhe balancat, si dhe paralajmëron për shkatërrimin e gjithësisë. [Hadith h=”Buhari:59″]