Duhet ta dish se muslimanët për shkak të mbrojtjes së moralit, i përzunë hebrenjtë e fisit Beni Kajnuka nga qyteti i Medines.
Tregohet se një grua muslimane hyri në treg dhe u ul pranë dikujt që shiste në pazar, për të blerë dicka prej tij. Një hebre i pamoralshëm, i shkoi nga mbrapa dhe ia lidhi cepin e fundit të rrobës me shaminë , që kur ajo të ngrihej t´i ngrihej rroba dhe të zbulohej. Kur themi të zbulohej, kjo nuk do të thotë se do të zbulohej i gjithë trupi, por ajo që u zbulua ishte pjesë e kërcirit. Dhe a e dini se cfarë ndodhi pas kësaj?
Një musliman i indinjuar për nderin e muslimanes , kur e pa atë skenë shkon dhe e vret hebreun . Njerezit e tij ngrihen dhe vrasin muslimanin. Pas kësaj Profeti alejhi selam i rrethoi ata si fis dhe i detyroi të linin Medinën.
E gjitha kjo ndodhi si shkak për mbrojtjen e nderit dhe të moralit . Kur hebreu nëpërkëmbi nderin shpërblimi që mori ishte vdekja dhe shpërngulja e fisit të tij që e mbeshteti në atë veprim.
Le ta krahasojmë këtë me cfarë ndodh sot . Kësaj gruaje iu zbulua një pjesë e kërcinjve të saj, pa dëshirën e saj dhe në sot shohim se si gra të shumta zbulojnë me vullnetin e tyre pjesë të trupit pa u ardhur aspak turp. Ku është morali i muslimanëve? Ku është kujdesi i babait për vajzën e tij? Ku është kujdesi i vëllait për motrën e tij?
Ebu Shehmi na tregon: ” Isha njeri pa punë. Njehërë një skllave kaloi para meje në një nga rrugët e Medinës dhe unë e kapa për beli. Të nesermen njerëzit po shkonin tek i Dërguari i Allahut alejhi selam , për ti dhënë besën. Shkova dhe unë dhe zgjata dorën që t´i jap besën , por ai e tërhoqi dorën e tij dhe tha: “Më duket se ti je ai i tërheqjes”. Pra tërheqjes së djeshme. (Ahmedi, 21474).