Si ta rikthesh moralin e humbur

Pastërtia morale nuk rikthehet vetëm se me pendim. Nëse njeriu hedh një hap drejt rrugës së imoralitetit, tëherë ti kërkojë falje Zotit, me shpresë që ta rikthej këtë moral të humbur. Njeriu duhet të jetë i vendosur për ti rezistuar shkaqeve që të cojnë në imoralitet dhe duhet ta dyfishojë rezistencën ndaj tyre.
O njeri i moshuar…!
Nëse në të shkuarën ke kryer gjynahe, dije se rruga e pastërtisë morale eksziston dhe cëlësi i saj është pendimi dhe rikthimi tek zoti, Allahu e pranon pendimin e njeriut , përderisa atij nuk i ka ardhur shpirti në fyt.
O zonjë e martuar…!
Ruaje nderin dhe moralin tënd dhe të familjes tënde, që të ruajë Allahu i Madhëruar…
O djalosh musliman…!
Kije frikë Allahun dhe duro! Ruaje nderin dhe moralin tënd dhe lute Allahun që të të mbrojë me anë të martesës me një grua të mirë, që të bëhet krah në punët e fesë dhe të kësaj bote.
O vajzë muslimane…!
Vendose mbulesën! Ruaje shoqërinë nga sprovat dhe telashet , ruaje moralin e saj!
Le të shpresojmë të gjithë se do të jemi prej banorëve të Xhenetit dhe të na bëjë dobi kjo këshille për ” Ditë, kur askujt nuk do ti bëjë dobi as pasuria , as fëmijët, përvec atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Surja , Esh-Shuara: 88-89).