Nëse ndonjërit prej nesh do t´i ndodhte një situatë e tillë, si do të vepronte? A do të sillej sic u soll Jusufi alejhi selam: ” Kurse ai tha: ” Allahu më ruajt! Me të vertetë, Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe , pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë“. (Sure Jusuf, 23)
Këtë rezistencë e shquan edhe vetë gruaja e Azizit: ” Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu“. (Sure Jusuf, 32)
Jusufi alejhi selam refuzonte në mënyrë të prerë të binte në imoralitet, deri në atë pikë që burgu ishte më i dashur për të sesa të bëntë dicka të tillë: ” Ai tha: ” O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato“. (Sure Jusuf. 33)
Cfarë e pengoi Jusufin që ai të bënte një gjynah të tillë ? Cfarë e shtyu atë të rezistonte në një mënyrë të tillë? Ajo është dashuria ër Allahun: ” Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e zotit të vet“.
Pra, atij nuk i shkoi mendja të binte pas saj, sepse ajeti e mohon këtë gjë qartë. është tamam sikur dikush të thotë : filani do të ishte rrëzuar sikur unë të mos e kisha kapur atë.
A do te thotë kjo që filani u rrëzua apo nuk u rrëzua? Natyrisht që kjo do të thotë se ai nuk u rrëzua. Kjo mënyrë artikulimi tregon për saktësinë e gjuhës së Kuranit . Disa thonë se Jusufi pa si provë dicka të shkruar, disa të tjerë thonë se pa Xhibrilin. Por nuk është i vertetë asnjëri nga dy versionet. Ai kujtoi Xhenetin dhe Zjarrin , kujtoi Ditën e Kiametit, kujtoi mirësinë e Allahut ndaj tij prandaj nëse do të bintë në këtë mëkat do të zëmëronte Zotin e tij që ishte treguar bujar me të. Paramendoi skandalin dhe turpin e u frikësua e një gjë e tillë do të cënonte edhe fisin dhe vëllezerit e tij.
allahu e forcoi Jusufin me shenjën e Tij, aq sa ai nuk ra pre e pasionit ” Ai tha : ” o Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato . Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre...” ai ketu i lutet Allahut që ta ruajë , sepse nëse Ai nuk e ruan , ai do të bjerë në këtë poshtërsi ” Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të behëm nga ata që nuk i dinë ligjet e tua”.