Shpërblimi i rezistencës

Pasi Jusufi reagoi karshi joshjes së turpshme , rezistoi dhe preferoi burgun më mirë, sesa të binte në atë vepër të ulët, pasi e luti Allahun që ta ruajë dhe lutjes se tij Allahu iu përgjigj: ” Dhe Zoti e plotësoi lutjen e tij dhe e shmangu nga dredhitë.”

Allahu ia largoi atij kurthet e tyre dhe kjo do të thotë se ai njeri që i shmanget mëkatit dhe e lë pas shpinë atë, për shkak të frikës nga Allahu . Allahu ia largon atij kurthet e intrigantëve dhe dredhitë e injorantëve. Tek Jusufi alejhi selam ne gjejmë një shembull dhe argument për këtë gjë.

Pas kësaj gratë e shikonin Jusufin me një tjetër sy, më syrin e respektit dhe të autoritetit e jo me syrin e dashurise dhe erotizmit.

Kur njeriu e ruan veten një herë në jetën e tij, atë Allahu e ruan gjatë gjithë jetës.