Detyrimet për femijën nga dita e shtatë e deri në moshën dy vjecare

Në këtë periudhë kohore, fëmija ka nevojë për gjidhënie. Allahu thotë ne Kuran: Nënat le tu japin gji fëmijëve të tyre dy vjet, për ata që duan ia plotësojnë dhënien e gjirit…” (El-Bekare 233).
Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për shendetin fëmijës, ashtu sikurse është edhe më i dobishëm që fëmija të ndihët më i sigurtë. Këtu ka përfitimë shpirtërore dhe trupore për nënën. është vertetuar në mjekësi rëndësia e vëcantë që ka qumështi i gjirit të nënës për fëmijën. Në të gjenden të gjitha vitaminat dhe vlerat ushqyese , që i nevojiten fëmijës në këtë periudhë. Qëndrimi i fëmijës në kraharorin e nënës , i jep ndjenjën e dashurisë dhe mbrojtjen që i nevojitet për tu rrritur e zhvilluar.

Mënyra më e mirë , e cila e bën njeriun të ketë besim në vlerat dhe personalitetin e tij është gjidhënia , ndaj ka thënë Profeti alejhi selam: ” Ju do ta doni e do ta kërkoni pozitën , porse ajo do të jetë hidhërim , brengë dhe pendim në Ditën e Gjykimit, gëzim dhe lumturi për atë që ushqehet nga gjiri, e hidhërim për atë që shkëputet nga gjidhënia“.

Dashuria ndaj drejtimit dhe pozitës është më e theksuar tek ata fëmijë , që janë shkëputur nga gjidhënia, kjo për arsye të mungesës së sigurisë tek ata. Allahu e di më së miri.

Shkëputja e fëmijës nga gjiri e bën fëmijën të rritet i ftohtë në marrëdhënie me nënë e tij, prandaj Kurani Famëlartë ka udhëzuar që në pamundësinë e furnizimit me qumësht nga nëna biologjike të gjendet një tjetër grua (mendeshë), që ta ushqeje atë fëmijë me qumësht gjiri . Thotë Allahu në Kuran: ” por nesë keni vështirësi që të merreni vesh, atëherë le ta ushqejë me gji një mendeshë tjetër” (Et-Talak 6) Kjo mënyrë jidhënie është e lejuar, porse ajo ka rregullat e saj. Thotë Profeti alejhi selam: ” Ndalohet tek gjipirësi atë cka e ndalon lidhja e gjakut”.

Pëlqehet nga prindërit që gjatë kësaj periudhe ta ledhatojnë e ta puthin fëmijën e tyre. Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) të ketë thënë: ” Erdhën disa njerëz nga shkretëtira tek Profeti alejhi selam dhe thanë: -A i puthni ju fëmijët? Thamë: -Po. Thanë: -Betohemi për Allahun se ne nuk i puthim. Tha Profeti alejhi selam : – Kjo mund të ndodhë vetëm nese Allahu e ka lejuar prej jush mëshirën”.
Duht që ti lexojmë fëmijës gjëra të dobishme, ti flasim fjalë të ëmbla e të bukura, të sillemi përpara tij me kujdes të vecantë, sepse ai merr dhe imiton nga ne cdo fjalë e cdo vepër tonën. është vërtetuar shkencërisht se viti i parë i fëmijës është viti më i rëndësishëm, ku ai mëson gjuhën dhe veset, ndaj në këtë periudhë kohore nuk duhet neglizhuar e të lihet fëmija në dorë të shërbetoreve, të cilat nuk kanë as edukaten e duhur, e as fuqinë apo eksperiencen në edukimin e një fëmije në mënyrën e duhur.