Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”43-Ez-Zuhruf:71″] Një prej komentuesve të Kuranit, El-Kelbi, thotë se flitet për enë prej ari.. Po ashtu, Allahu thotë sërisht:[Kuran a=”56-El-Vakia:17″][Kuran a=”56-El-Vakia:18″]
Ibrikët janë enë me grykë, se, nëse nuk do të kishin grykë ato do të quhëshin thjesht gota. Gjithashtu, Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”76-El-Insan:15″][Kuran a=”76-El-Insan:16″]
Allahu i Madhëruar ka njoftuar se enët e Xhenetit janë prej argjendi, por ato janë transparente dhe të tejdukshme si kristali. Enë të tilla përfaqësojnë njërën prej gjërave më të bukura dhe njëkohësisht më të mahnitshme të Xhenetit.
Muxhahidi, Kutade, Muakilidhe Shabiu janë të mendimit se xhamat e Xhenetit janë prej argjendi , duke u bashkuar kështu bardhësia e argjendit me kthjelltësinë e qelqit.
Në dy përmbledhjet e Buhariut dhe të Muslimit shenohet se Ebu Musa El-Eshariu transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Ka dy Xhenete prej ari me enët , stolitë dhe gjithcka në to prej ari; ka dhe dy xhenete të tjera prej argjendi me enët, stolitë dhe gjithcka në to po prej argjendi”.