Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: [Kuran a=”30-Er-Rrum:15″]
Ibn Xheriri transmeton nga Jahja ibn Ebu Kethiri se në lidhje me ajetin “…do të jenë të gëzuar në një kopshtë (të Xhennetit)…” , ai do të thotë defrim dhe dëgjim i këndshëm.
Nga Aliu (r.a) transmetohet se i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka thënë: ” Në Xhenet do të ketë një kor hyrish, të cilat do të ngrenë lart disa zëra që krijesat nuk i kanë dëgjuar kurrë më parë dhe do të thonë: ” Ne jemi të përjetshmet dhe nuk zhdukemi kurrë , ne jemi ato ë sjellim mirësi dhe nuk tregohemi kurrë fatkeqe, ne jemi ato që kënaqemi dhe nuk zemerohemi kurre. Lum për atë që jemi dhe që është për ne”!
Ndërsa EBu Hurejra ka thënë: ” Në Xhenet gjendet një lumë që e përshkon të tërin, në dy brigjet e të cilit ka virgjëresha që qënrojnë përballë njera tjetrës, duke kënduar me disa zëra që i dëgjojnë të gjithë krijesat, të cilat nuk do të gjejnë në Xhenet kënaqësi tjetër të ngjashme me të”. E pyetën: ” O Ebu Hurejre, cfarë këngësh janë ato? Ai tha: tesbihu (lavdërimi i zotit), tahmidi (falenderimi), takdisi (shenjtërimi) dhe lavdërime për Zotin e Madhëruar”.
Nga Enesi transmetohet se Profeti Muhamed alehi selam ka thënë: ” Hyritë symëdha do të këndojnë në Xhenet dhe do të thonë: “Ne jemi hyritë e bukura dhe jemi krijuar për burra të nderuar”.
Ebu Umame transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Nuk do të ketë njeri që do të hyjë ne Xhenet, që të mos i ulen te koka dhe te kembet e tij dy hyri, të cilat do të këndojnë me zërat më të hijshëm që mund të kenë dëgjuar ndonjëherë njerëzit dhe xhindët”.