Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: [Kuran a=”76-El-Insan:20″]
Muxhahidi thotë se ´mbretëri e madhe´ do të thotë madhështore dhe vazhdon në komentin e tij: ” Engjëjt do të kërkojnë leje prej banorëve të Xhenetit për të hyrë në pronën e tyre”.
Nga Mugira ibn Shu´beh transmetohet se Profeti alejhi selam ka thënë:” Musai pyeti Zotin e tij se kush prej banorëve të Xhenetit do të ketë gradën më të ulët dhe Allahu i Madhëruar iu përgjigj: ” AI do të jetë një burrë , i cili do të vijë pasi banorët e Xhenetit të kenë hyrë në të. Atij do ti thuhet:” Hyr në Xhenet”! Ai do të shprehet: ” O Zoti im, si të futem në Xhenet, kur njerëzit i kanë zënë vendet e tyre dhe kanë marrë atë që u takon”. Atëherë atij do ti thuhet: ” A do të ishe i kënaqur nëse do të jepej aq sa pasuria e një mbreti nga ata të dynjasë? Ai do të thotë: ” sigurisht që do të isha i kënaqur o Zoti im”. Allahu do ti thotë: ” Atëherë do të të jepet ajo që dëshiron, edhe njëherë sa ajo, edhe njëherë sa ajo, edhe njëherë sa ajo, edhe njëherë sa ajo.” Në të pestën herë ai do të thotë: ” U kënaqa o Zoti im”! Pastaj Allahu i Madhëruar i thotë atij: ” Kjo është për ty dhe dhjetëfishi i saj dhe do të kesh në Xhenet cfarë të duash”. Burri do të thotë: Jam i kënaqur o Zoti im”.
Enes ibn Maliku transmeton një thënie që ia adreson Profetit alejhi selam: ” Banori në shkallën më te ulët në Xhenet do të jetë ai që mbi kokën e tij do ti shërbejnë dhjetë mijë shërbetorë”.