Shafij ibn Ma´ni transmeton se Profeti Muhamed alejhi selam ka thënë: ” Banorët e Xhenetit do të vizitojnë njeri tjetrin me kafshe dhe deve dhe kjo do të jetë prej kënaqësive që ata do të shijojnë. Ata do të vijnë në XHenet me kuaj që shkëlqejnë , me frerë në gojë dhe që nuk nxjerrin as jashtëqitje dhe as nuk urinojnë. Ata do ti ngasin kafshët e tyre, aty ku dëshiron Allahu. Atje do tu paraqitet dicka e ngjashme me retë, në të cilën ndodhet një gjë që as syri nuk e ka parë dhe as veshi nuk e ka dëgjuar. Ato do ti thonë . ” Hidh shi mbi ne! “. Ky shi do të vazhdojë të bjerë, derisa atyre tu plotësohen dëshirat, më mirë sesa i kishin dëshiruar”.