Transmetohet se i derguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dera nga e cila do të hyjnë banorët e Xhenetit është e gjerë sa distanca që përshkon një kalorës i zellshëm e këmbëngulës për tre”.
Kuptimi i këtij hadithi mbështetet nga cka transmetuar Buhariu dhe Muslimi: ” Me të vërtete largësia mes dy kanateve të Xhenetit është sa largësia mes Mekës dhe Basras”. Kalorësi i zellshëm dhe i shpejtë, i cili nuk clodhet as natën dhe as ditën është krejtësisht i aftë ta përshkojë këtë distancë ose një të përafërt me të për aq kohë.
Transmetohet se Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: “Xhehenemi ka shtatë dyer dhe largësia nga njëra derë tek tjetra është sa shtatëdhjetë vjet të përshkuara nga kalorësi. Ndërsa Xheneti ka tetë dyer dhe largësia nga njëra tëk tjetra është po shtatëdhjetë vjet e përshkuar nga kalorësi”.