Për sa i përket tendave të banorëve të Xhenetit, Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: [Kuran a=”55-Err-Rrahman:72″]
Në hadithin e transmetuar nga Ebu Musa El-Eshariu , thuhet se Profeti alejhi selam ka thënë: ” Besimtari në Xhenet do të ketë një tende të bërë prej guaskës së një perle, që është e gjatë gjashtëdhjetë milje . Në të do të ketë shumë njerëz, të cilëve besimtari do tu sillet rrotull, por ata nuk do ta shohin njeri tjetrin”.
Këto tenda nuk janë dhoma dhe pallate, por janë tenda të vendosura nëpër kopshte dhe nëpër brigjet e lumenjve.
Në lidhje me shtretërit , Allahu (xh.sh) thotë: [Kuran a=”52-Et-Tur:20″] dhe [Kuran a=”56-El-Vakia:15″][Kuran a=”56-El-Vakia:16″] Në një ajet tjetër kuranor Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”88-El-Gashije:13″]
Allahu i Lartësuar ka njoftuar se shtretërit e banorëve të Xhenetit janë të renditur njëri pranë tjetrit dhe jo njëri pas tjetrit dhe as larg njeri tjetrit . Ai ka njoftuar gjithashtu, se ata shtretër janë të qendisur dhe të thurur bukur . Po ashtu, Ai thotë se ata shtretër janë të lartë.
Kelbi thotë se lartësia e një shtrati në qiell është sa njëqind krahë. Nëse një burrë dëshiron të ulet mbi të, shtrati zbret derisa ai ulet, e pas kësaj ngrihet përsëri në vendin e mëparshëm . Sa i përket divaneve në Xhenet, Allahu i Madhëruar thotë: [Kuran a=”18-El-Kehf:31″]Në fjalorin “Es-Sihah” fjala “erike” (divan) quhet htrati i zbukuruar me kube ose shtëpizë e , nëse nuk ka shtrat , ajo quhet vetëm kube.
Megjithatë, Allahu e di më së miri.