Domosdoshmëria E Pendimit Të Sinqertë

Pendimi i sinqertë është: Kthimi i robit tek Allahu i Lartësuar e i Pashoq, duke u larguar nga çdo gjynah të cilin e ka vepruar në të kaluarën me apo pa qëllim. Ky kthim duhet të jetë i sinqertë, i pastër, i drejtë e i vendosur. Njeriu duhet të jetë i bindur për t’u ngritur drejt pozitave të të dashurve të sinqertë të Allahut dhe per tu larguar nga rruga e shejtanit.[Kuran a=”24-En-Nur:31″][Kuran a=”66-Et-Tahrim:8″]
Mëshirëploti i Dashur ka thënë me gojën e Shuajbit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të!):[Kuran a=”11-Hud:90″]
Këto ajete te shenjta janë të drejtpërdrejta dhe përputhen me fjalët fisnike e të vërteta të Profetit: “O njerëz! Kthehuni tek Allahu të penduar! Unë kthehem tek Allahu me pendim një qind herë në ditë”. Për këtë arsye, bashkësia e muslimanëve ka rënë e gjitha dakord se pendimi është obligim. Kuitubiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në librin ““El Xhami li ahkam el-Kur´an” (Përmbledhje e dispozitave të Kuranit) (5/90): “Të gjithë muslimanët kanë rënë dakord se pendimi është obligim për cdo besimtar.”. lbn Kudame Makdesiu ka shkruar në librin e tij “Muntesar minhaxh el-kasidin” (Përmbledhje e Rrugës së synuesve) fq. 322: Është rënë dakord për domosdoshmërmë e pendimit.
Prandaj nxitoni drejt Allahut, o robërit e Tij, sepse do ta gjeni Falës dhe Mëshiues! Ndiqni rrugën e besimtarëve të penduar, me shpresë se Zoti do të ju ngrejë në pozita të larta!