Është e domosdoshme që burri të ketë disa përgjegjësi dhe detyrime të mëdha materiale. Kështu, ai është përgjegjës për shpenzimet ndaj nënës dhe motrave të tij, nëse e kanë humbur atë që i mban me ushqim. Burrit nuk i hiqet përgjegjësia e shpenzimeve ndaj bashkëshortes së tij, madje edhe nëse ajo është e pasur , ai duhet të paguajë për të “Mehrin” , dhe duhet ta mobilojë shtëpinë. Për shkak të këtyre detyrimeve, shpagimi i burrit ka qenë dyfish nga ai i gruas, sepse me vdekjen e tij, familj ae humbet personin që do ti mbajë me ushqim. Kështu që në disa raste , burri në trashëgimi merr aq sa pjesa e dy femrave. Prandaj, nëse ne i kthehemi dispozitave të trashëgimisë do të gjejmë se gruaja , në disa raste, trashëgon plotësisht si burri. Pra, nëna merr 1/6 si babai plotësisht, në rastin kur i ka vdekur i biri. Kurse vëllai prej nënës dhe motra prej nënës marrin 1/3 në mënyrë të barabartë mes tyre. Kështu që , në këto dy raste, gruaja dhe burri janë të barabartë në trashëgimi. Pjesa e pasurisë, që trashëgon gruaja, mund të mos jetë më shumë se e burrit.
Kjo, në rastin kur një njeri vdes dhe lë një motër, ajo merr gjysmën e pasurisë, ndërkohë, nëse në vendin e saj do të ishte i vëllai, ai do të merrte pjesën e mbetur nga pasuria pas pjesëtarëve të tjerë me të afert ne trashëgimi. Kjo është një kundërpërgjigje dhe përgënjështrim i akuzave të pavërteta të cilat i adresohen Islamit, e ai ia ka mohuar femrës të drejtën e saj në trashëgimi. Kështu, i ka dhënë asja gjysmën e pjesës së burrit. Sic na u bë e qartë, ajo mund të trashëgojë njëlloj si burri, ose më pak se ai, ose më shumë se ai , në bazë të afërsisë nga babai. Në rastet kur gruaja merr më pak se burri në trasëgimi, ajo , asnjëherë, nuk konsiderohet e cënuar ose e dëmtuar, sepse Islami e ka përjashtuar atë nga detyrimi i të qënurit përgjegjëse për shpenzimet e familjes.