Nëse muslimania e ka traditë të agjëron të hënën dhe të enjten a i lejohet asaj të shfrytëzon agjërimin e saj në këto ditë për ta kompensuar atë që i ka kaluar prej muajit të Ramazanit? Apo nijeti duhet të jetë i ndarë?
Nuk ka problem që gjatë agjërimit të hënën dhe të enjten të kompenson ditët e kaluara nga muaji i Ramazanit me kusht që agjërimi të jetë me nijet të kompensimit. E ndoshta ajo i arrin të dy shpërblimet: Shpërblimin për kompensimin dhe shpërblimin për agjërimin vullnetar, mirësia e Allahut është e gjerë.
E nëse supozojmë se ajo nuk e arrin vetëm se shpërblimin e kompensimit (kazasë), atëherë agjërimi për kompensim është më i mirë se sa ai vullnetar.
Ndërsa nëse për agjërimin e saj e bën nijet agjërimin vullnetar dhe nuk e bën nijet kompensimin, atëherë me këtë nuk eliminohet agjërimi i obliguar (në këtë rast: agjërimi me qëllim kompensimi) kështu që ajo duhet të agjëron ditët që e ka prishë në to agjërimin gjatë Ramazanit.
E Allahu e dinë më së miri.