Pse i kushtojmë rëndësi teuhidit më tepër se çështjeve të tjera?

Teuhidit i japim rëndësi për disa arsye:
a) Teuhidi është arsyeja për të cilën Allahu ka krijuar botën. Allahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër veç që të Më adhurojnë.” (Dharijat: 56)
b) Teuhidi është e kundërta e shirkut dhe baza kryesore mbi të cilën mbështetet Islami.
c) Teuhidi është thirrja e të gjithë Pejgamberëve. Allahu thotë: “Ne dërguam në çdo popull të Dërguarit t’u thonë: “Adhurojeni vetëm Allahun, e largojuni tagutëve (idhujve)”. (Nahl: 36)