Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”3-Ali-Imran:33″]
Emri i tij në Kuran është përmendur 25 herë. Ai ka zbritur në Indi, në Serendib. Pastaj shkoi në Mekë.
* Allahu i Lartësuar e krijoi atë me dorën e Tij prej dheu. Dheun e përzjeu me ujë dhe u bë baltë. Pastaj u fermentua dhe u bë baltë e zezë pa formë, u bë baltë e thatë si vorba.
* Ai ka qënë i gjatë 60 kut (1 kut = 60m)
* Allahu i Lartësuar , e krijoi Ademin alejhi selam nga një grusht dheu, të cilin Xhebraili alejhi selam e mori nga toka dhe për rrjedhojë (sipas ngjyrave të tokës) kanë dalë njerëz me ngjyrë të bardhë, të kuqerremtë, të zinj, të këqinj, të mirë, të qeshur , të ngrysur.
* Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin në ditën më të mirë, ditën e premte.
* Allahu fryu në të nga shpirti i Tij dhe kur mbërriti tek koka teshtiu dhe Allahu e inspiroi të thoshte: “Elhamdulilah” (Lavdet qofshin për Allahun). Allahu iu përgjigj: ” Jerhamukallah2 (Allahu të mëshiroftë).
* Ka qënë me bukuri të përsosur dhe vezëlluese.
Allahu i fërkoi shpinën dhe prej saj dolën të gjithë pasardhësit që Ai do të krijonte deri në Ditën e Kiametit.
Në një transmetim tjetër, Allahu e goditi në sup dhe prej tij dolën pasardhësit e tij të bardhë dhe pastaj goditi supin e majtë dhe dolën pasardhësit e tij të zinj.
Allahu i Lartësuar qortoi engjejt për shkak të tij. Allahu i Lartësuar thotë: ” Ai tha Unë di atë që ju nuk e dini” [Kuran a=”2-El-Bekare:30″]
Atij ëngjejt i bënë sexhde përshendetjeje dhe nderimi. Iblisi u mallkua për shkak se nuk pranoi që ti bënte sexhde Ademit, edhe pse deri në atë kohë ishte adhurues i madh i Allahut , e gjithë kjo vetëm nga zilia, mëndjemadhësia dhe egoja e tij.
Ai përshendeti një grup të ëngjejve, të cilët ishin ulur duke thënë: ” Es-selamu alejkum!”(Paqja qoftë mbi ju) dhe ata iu përgjigjën: ” Es-selamu alejkum ue rahmetullah!” Kjo është përshendetja jonë.
Ai kishte dituri mbi gjithcka që Allahu ka krijuar (emrat dhe dobitë e tyre).
Ai kishte përparësi mbi ëngjëjt për shkak të diturisë së ij.
Ai banoi në Xhenet pa vepruar asnjë punë më parë.
Ai ishte i pari i cili u urdhërua nga Allahu për të ngrënë nga cdo gjë e Xhenetit përvec frutit të një peme.
Atë e cyti dhe mashtroi shejtani , sëbashku me gruan e tij Havanë, hëngrën nga pema e ndaluar.
Ai mësoi se armiku i tij është shejtani dhe , se ai është shkaku i nxjerrjes së tij nga Xheneti, prandaj, Allahu u zëmërua prej tij, për shkak se kundërshtoi urdhrin e Tij.
Ai zbriti në tokë, u pendua dhe Allahu ia pranoi pendimin. Kështu ai mësoi se Allahu i fal gjynahet dhe e pranon pendimin.
Ai është mëkëmbesi i parë i Allahut në Tokë. Allahu i Lartësuar thotë: [Kuran a=”2-El-Bekare:30″]
Bashkëshorten e tij, Havanë, Allahu e krijoi nga brinja e tij.
Nëna jonë, Havaja ishte nga gratë më të bukura të Tokës.
Sa herë që ajo lindte, lindte binjakë (djalë dhe vajzë). Kështu djali i shtatzanisë së dytë dhe anasjelltas.
Ndërmjet tij dhe Nuhut alejhi selam ka një diferencë kohore prej dhjetë shekujsh.
Kur i erdhi ëngjëlli i vdekjes për ti marrë shpirtin ai i tha: ” A nuk më kanë mbetur edhe 40 vite?” ëngjëlli i tha: ” A nuk ia ke dhënë djalit tënd Dautit“!. Kështu Ademi alejhi selam harroi dhe pasardhësit e tij harrojnë.
Muslimanët në Xhenet do të kenë gjatësinë e babait tonë, Ademit alejhi selam, gjashtëdhjetë kutë.