Aishja ( Allahu qofte i kenaqur prej saj!) kishte humbur gjerdanin (varesen) e saj dy here rruges gjate udhetimit te saj. Ne rastin e pare ajo u vonua duke e kerkuar ate dhe kur erdhi pa se ushtria kishte ikur duke mos e ndiere qe e kishin lene pas. Per kete vonese ajo u akuzua me disa shpifje, megjithate, Profeti alejhi selam asnjehere nuk e ofendoi ate me ndonje fjale te keqe dhe Allahu per ndershmerine e saj zbriti ajet te posacem.
Rasti i dyte : Ajo perseri e humbi varesen (gjerdanin ) e saj , e kerkoi ate, por nuk e gjeti. Profeti alejhi selam urdheroi ushtrine e tij qe ate nate te qendronin aty . Vonohet e tere ushtria per shkak te nje vareseje qe nuk kishte ne te as flori, as diamante dhe e gjithe kjo per hir te dashurise se Aishes ndaj vareses se saj! Sa i madh qe je, o Profet i Allahut, njeriu me i mire ne tere boten!
I derguari i Allahut alejhi selam ka thene: ” Nuk i nderon grate vetem se i nderuari dhe nuk i poshteron ato vetem se i poshtri”.