Kërkimi i ndihmës, lehtësimit dhe i strehimit

Kuptimi i tyre:

Fjala arabe el-isti’ane domethënë kërkim i ndihmës.
Fjala arabe el-istigathe domethënë kërkim i lehtësimit (largimit të një

vështirësie).

Fjala arabe el-isti’adhe domethënë kërkim i strehimit.

Argumentet që dëshmojnë se këto janë ibadete:
Argument për kërkimin e ndihmës kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”1-El-Fatiha:5″]
Argument për kërkimin e lehtësimit kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”8-El-Enfal:9″]
Argument për kërkimin e strehimit kemi fjalën e Allahut:[Kuran a=”114-En-Nas:1″]

Vendimi për kërkimin e ndihmës, të lehtësimit dhe të strehimit nga dikush tjetër pos Allahut:
Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit dhe i strehimit nga dikush tjetër pos Allahut është dy llojesh:

Lloji i parë: I lejuar:

Lejohet nëse plotësohen katër kushtet vijuese:

Dy kushtet e para kanë të bëjnë me atë që e kërkon:

  1. Të mos jetë prej veçorive të Allahut.
  2. Të ketë mundësi krijesa ta bëjë një gjë të tillë.

Kurse, dy kushtet tjera kanë të bëjnë me atë prej të cilit kërkohet ndihma, lehtësimi ose strehimi:

  1. Të jetë i gjallë.
  2. Të jetë i pranishëm.

Lloji i dytë: Shirk:

Kërkimi i ndihmës, i lehtësimit ose i strehimit është shirk nëse nuk plotësohet ndonjëri nga kushtet e lartpërmendura.