Koha (e lutje përgjigjes) në ditën e xhuma (premte)

Nga veçoritë e ditës së xhuma veç të tjerave është se në të është një kohë përgjigjeje, nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – përmendi ditën e xhuma dhe tha: “Në të është një kohë të cilën nëse e qëllon personi musliman i ngritur në falje, lutës Allahun për diçka, medoemos do ia japë, dhe me dorën e vet e tregoi atë për të pakët (si njësi kohore)”.

Ka larmi mendimesh lidhur me ekzaktësinë kohore të saj ashtu që ka kush ka thënë se ajo është momenti kur ligjëruesi ulet në mes dy hutbeve (ligjëratave), ka kush ka thënë është nga koha kur mbaron ligjëratën deri kur të mbarojë namazin e tij, dhe ka kush ka thënë se ajo kohë është koha e fundme e ditës së xhuma pas iqindisë (mbasdites) gjë që ka dhe më shumë epërsi bazuar në fjalën e të Dërguarit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kohën e pritëshme (të lutjepërgjigjes) në ditën e xhuma kërkojeni pas namazit të asrit (iqindisë-mbasdites) deri në perëndim të diellit”.(Transmetuar nga Termidhi në “Es Salatu” (489) dhe Tabariu, shiko nëse dëshiron hadithin (491) në të njëjtin kapitull)