Nga mirësia e diturisë, përhapjes dhe mësimit të saj është se me të ndodh të udhëzohet i humburi, të zgjohet neglizhenti, të shtoj përpjekësi përpjekje, të ndriçohet me të i padituri në errësirat e injorancës. Dituria është edhe trashëgimia e lënë nga profetët, nga Ebu Dardai – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “Kush përzgjedh një rrugë nëpërmjet së cilës kërkon dituri atij Allahu ia lehtëson rrugën për në Xhenet, edhe engjëjt i tendosin krahët e tyre për kërkuesin e diturisë të kënaqur me atë që punon. Për dijetarin kërkojn falje çdo gjë deri edhe balenat në ujë. Vlera e dijetarit karshi adhurimtarit është si vlera e hënës midis gjithë planeteve. Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, e në të vërtetë profetët nuk kanë lënë trashëgimi ar dhe argjend porse kanë lënë trashëgimi diturinë e kush e posedon atë të tillit i ka takuar një fat i bollshëm”, Transmetim i saktë, transmetuar nga Ebu Daudi në “El Ilm” (3641), Ibn Maxhe në “Fadlul Uleme uel Hathu ale Talebil Ilmi” (223) si dhe Ibn Habani, e dituria e synuar këtu është dituria fetare.
Nga Ibn Mesudi – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – të thotë: “E lumturoftë Allahu atë person që dëgjon diçka nga ne dhe e përcjell siç e ka dëgjuar, e ndodh që përcjellësi të jetë më arsyetues se dëgjuesi”.Transmetim i saktë, transmetuar nga Termidhi në “El Ilm” (2657) dhe Ibn Maxhe në “Es Sune” (232)
Nga Muauija bin Ebu Sufjan – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kujt ia do Allahu të mirën i jep kuptueshmëri të gjerë në fe”. Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “El Ilm” (71) dhe Muslimi në “Ez Zeka” (1037)
Gjithashtu dijetarët tek Allahu kanë një pozitë të nderuar, ka thënë i Lartësuari:[Kuran a=”39-Zumer:9″] dhe ka thënë po kështu:[Kuran a=”58-El-Muxhadele:11″]
Prej mjeteve të shpërndarjes së diturisë janë: librat – publikimet – broshurat – kasetat – interneti – kuvendet e diturisë – televizioni dhe kanalet satelitore – revistat – gazetat – ndërtimi i shkollave dhe kolegjeve islame. Në të tilla mjete shpërblimi është në varësi të pjesëmarrjes, ose duke shkruar, ose botim dhe publikim, ose shpërndarje, ose kontribut në para. Ndërsa prej shembujve të diturisë së dobishme kemi: mësimin e Kuranit dhe shkencave të tij – mësimin e shkencave të Sunetit, hadithit, fikhut dhe ibadeteve – si dhe mësimi i shkencave mbështetëse si shkencat e gjuhës arabe si për shembull gramatika etj, dhe po kështu edhe çdo dituri tjetër prej të cilës muslimanët kanë dobi në fenë dhe dynjanë e tyre. Por s’ka dyshim se tek të mësuarit dhe mësimdhënia e diturisë fetare vihet një theks më i madh.