Embëlsia e pendimit

E sikur që thonë dijetarët: “Njeriu ndodh të bën shumë mëkate. Por, nëse pikëllimi dhe pendimi i tij janë të sinqertë, Allahu ia ndryshon të këqijat në të mira.“

Jeta e tij bëhet e mirë për shkak të mirësisë së këtij pendimi dhe këtij sinqeriteti që e ndjen në dhembjen dhe pikëllimin e tij.

E lusim Allahun, Zotin e Arshit fisnik, që të ngjallë në zemrat tona zërin e arsyes që thërret në mëshirën e Tij! Si dhe të ngjallë në ne dhembjen që e ndjejmë për shkak të shkujdesit në respektin e Tij!

Duam që secili nga ne ta pyes veten për natën dhe ditën. Sa herë ka ndenjur i zgjuar natën pa dobi dhe sa orë të tëra ka kaluar kot? Sa ka qeshur në këtë jetë? Kjo qeshje a e ka kënaqur Allahun e Lartësuar? Sa ka bërë qejf në këtë jetë? Kjo kënaqësi a e ka bërë Allahun të kënaqur më të? Sa herë ka ndenjur zgjuar natën (pa dobi) dhe a e ka kënaqur kjo Allahun e Lartësuar?

Dhe sa e sa, sa e sa pyetje të cilat ia parashtron vetes së tij.

E ndoshta dikush nxiton të thotë: Pse të pyes kësisoj?

Po. E parashtron këtë pyetje, ngase nuk ka çast as sa hap e mbyll sytë e që nuk vërtitesh në dhuntitë e Allahut.

Prej turpit dhe drojës ndaj Allahut, është të ndjejë madhësinë e mirësive të Allahut ndaj tij. Prej turpit dhe drojës është të ndjejmë se ushqehemi nga ushqimi i Allahut, pimë nga uji të cilën e ka krijuar Allahu, ne marrim për hije qiellin dhe ecim mbi sipërfaqen e tokës së Tij, si dhe vërtitemi në mëshirën e Tij.

Çka ofrojmë për tërë këtë në shenjë falënderimi? – pyet njeriu veten e tij.

Mjekët thonë: Në zemrën e njeriut është një substancë që nëse shtohet për 1 % apo nëse pakësohet për 1% njeriu vdes menjëherë.

Çfarë mirësie, çfarë mëshire, çfarë dhembshurie dhe në çfarë dashurie prej Allahut është i mbështjellur njeriu!

Le ta pyes njeriu veten vetëm për mëshirën e Allahut, nëse ai zgjohet dhe dëgjimin e ka të mirë, gjithashtu shikimin dhe fuqinë!

Kush ia ruajti atij dëgjimin dhe shikimin dhe kush ia ruajti atij mendjen dhe shpirtin?

Kush e begaton atë me shëndet dhe e ruan nga çdo e keqe?

Të sëmurët në shtretërit e bardhë rënkojnë dhe ndjejnë dhembje. Ndërsa Allahu na shpreh dashuri përmes këtyre dhuntive. Na shpreh dashuri përmes shëndetit e shpëtimit si dhe përmes sigurisë dhe qetësisë. Krejt kjo me qëllim që të jetojmë “jetën e mirë”.