Nga Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të -: “Kur të futet ndokush nga ju në shtratin e tij le ta shkund shtratin e tij me brendinë e copës së tij pasiqë ai se dinë kush ka qenë para tij mbi të, pastaj të thotë: Bismike Allahume udeatu xhenbi ue bike erfea hu, in emsekte nefsi ferham ha ue in erselte ha fehfadh ha bima tehfedh bihi ibedekes salihin-Me emrin tënd o Allahu ynë e vendosa anën time dhe me emrin tënd edhe do e ngrejë atë, nëse do e marrësh shpirtin tim mëshiroje atë e nëse do e lirosh atë mbroje me çfarë me të mbron robët e Tu të sinqertë”. (Mutefekun aljhi: Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6320) dhe Muslimi në “Edh Dhikru ued Dua uet Teube uel Istigfar” (2714)
Nga Bera bin Azibit – Allahu qoftë i kënaqur me të – vjen se i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të – i ka thënë: “Kur të shkosh në vendfjetjen tënde merr abdes njëlloj si për namaz pastaj shtriu në anën tënde të djathtë dhe thuaj: Allahume eslemtu nefsi ilejke, ue feuad-tu emri ilejke, ue elxhe-etu dhahri ilejke ragbeten ue rahbeten ilejke, la melxhe-en ue la menxhe-en ile ilejke, ementu bi kitabike ledhi enzelte ue bi nebijike ledhi erselte, fein mit-te mit-te alel fitra, uexheal hun-ne akhir ma tekul, ue in asbahte asabte exhran -O Allahu ynë Ty po ta dorëzoj shpirtin tim, çështjen time ta kam lënë Ty në dorë dhe shpinën time po e strehoj tek Ty duke qenë lakmitar dhe frikëpasës vetëm kundrejt Teje, as strehë dhe as vendshpëtim prej Teje nuk ka përveçse tek Ti, kam besuar në Librin Tënd që e zbrite dhe profetin Tënd që e dërgove, e po vdiqe vdes në natyrën (besimin) e pastër, e këto fjalë bëji të fundit që do thuash. Ndërsa nëse gdhihesh (i gjallë) ke marrë shpërblim”. (Mutefekun alejhi: Transmetuar nga Bukhariu në “Ed Deauet” (6315) dhe Muslimi në “Edh Dhikru ued Dua uet Teube uel Istigfar” (2710)