Kushtet dhe rregullat e duase po i përmbledhim si më poshtë
1.Sinqeriteti ndaj Allahut të lartësuar.
2.Të fillon me falënderimin e Allahut dhe lavdërimin e Tij e pastaj me salavatet ndaj të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Si dhe e përfundon lutjen me këtë.
3.Vendosmëria gjatë lutjes dhe bindja në përgjigje nga Allahu.
4.Insistimi gjatë duasë dhe mos ngutja.
5.Përjetimi i lutjes me zemër.
6.Lutja në mirëqenie dhe në raste të vështira.
7.Nuk i lutet vetëm se Allahut.
8.Mos lutja kundër familjes, pasurisë, fëmijëve dhe vetes së tij.
9. Ulja e zërit gjatë duasë sa të jetë në pozitën mes uljes së shumtë të zërit dhe zërit të lartë.
10.Pranimi i mëkatit dhe kërkimi i faljes për të si dhe pohimi i dhuntive dhe falënderimi Allahut për to.
11.Kujdesi për kohët kur pranohet lutja dhe iniciativa për të shfrytëzuar gjendjet, vendet dhe kohët të cilat pritet pranimi i duasë në to.
12.Mos ngarkimi i vetes me rimë të fjalive gjatë duasë.
13.Shfaqja e nënshtrimit, përuljes, shpresës dhe frikës.
14.Shumimi i veprave të mira, sepse ato janë shkak i madh në pranimin e duasë.
15.Kthimi i dëmeve të shkaktuara duke ia bashkëngjiturpendimin.
16.Lutja nga tri herë.
17.Kthimi drejt Kibles.
18.Ngritja e duarve gjatë lutjes.
19.Marrja abdes para lutjes nëse i lehtësohet.
20.Të mos ta tepron gjatë lutjes.
21.Të fillon lutësi me veten e tij kur të lutet për të tjerët.
22.T’i afrohet Allahut të lartësuar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta apo me ndonjë vepër të cilën e ka punuar vetë lutësi apo me lutjen e ndonjë njeriu të mirë për të. 23.Afrimi te Allahu me shumimin e adhurimeve vullnetare pas farzeve dhe kjo është prej shkaqeve më të mëdha të pranimit të lutjeve.
24.Ushqimi, pija dhe veshmbathja e tij të jenë nga pasuria e fituar me hallall.
25.Të mos lutet për ndonjë mëkat apo për t’i ndërprerë lidhjet farefisnore.
26.Të lutet për vëllezërit e tij myslimanë, e është mirë t’i veçojë me lutje prindërit, dijetarët, njerëzit e mirë dhe adhuruesit. Si dhe të veçojë me lutje ata të cilët me përmirësimin e tyre ka përmirësim për myslimanët sikurse udhëheqësit e të tjerët. Si dhe të lutet për myslimanët e dobët dhe atyre që iu është shkaktuar padrejtësi.
27.Të kërkojë nga Allahu çdo të vogël dhe të madhe.
28.Të urdhërojë në vepra të mira dhe të ndalojë nga e keqja.
29.Largimi nga të gjitha mëkatet.