Si të sillemi me femrën gjatë të përmuajshmeve

Allahu thotë në Kuran: ” Të pyesin ty Muhamed për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: ” Ajo është gjendje e dëmshme”. Prandaj gjatë kësaj kohe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëhëre afrohuni te ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort ( për gjynahet) dhe ata që pastrohen”. ( EL -Bekare, 222). Dhe thotë: ” Nëse dyshoni për gratë tuaja , të cilave ju janë ndërprerë zakonet, mësoni se koha e pritjes është 3 muaj. Njësoj edhe për ato të cilave nuk ju kanë ardhur zakonet ende. Kurse për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t´ia lehtësojë cështjen”. ( Et-Talak, 4)

Ajeti nxit për kujdesin ndaj femrës gjatë kohës së mestracioneve. Ajo gjate kësaj periudhe ka nevojë për butësi nga njerëzit që e rrethojnë, dhe jo t´i largohen ose ta nëncmojnë. Largimi nga marrëdhëniet intime me gruan ndodh gjatë periudhës së rrjedhjes së gjakut gjatë mestruacioneve. kjo nuk do të thotë se është e ndaluar përkedhelja dhe të lozurit me njeri – tjetrin, me trupin e njeri – tjetrit, por pa arritur tek akti seksual.

Kush ka frikë Allahun dhe i zbaton rregullat e tij, atij Allahu ia lehtëson ceshtjen, ia fal mëkatet, ia shumëfishon sevapet dhe ia largon prej tij gjerat që e lëndojnë.