Po, ne mund të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve në ato raste kur ka mundësi. Allahu thotë: “E ai i anës së tij kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra me grusht e ai vdiq.” (Kasas: 15) “Ndihmohuni në të mira dhe të mbara.” (Maide: 2)
I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Allahu është në ndihmë të robit, derisa robi është në ndihmë të vëllait të vet.” (Transmeton Muslimi) Të kërkuarit shërim, rizk (furnizim), udhëzim dhe sende të ngjashme, këto gjëra nuk kërkohen nga askush tjetër përveç Allahut. Allahu thotë: “Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua dhe është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” (Shuara: 78-80)