Cdo pemë në Xhenet do të ketë trungun prej ari

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: ” E njerëzit e së djathtës , sa të nderuar që janë fatlumët! Ata do të qendrojnë në mes të hideve pa gjëmba, bananeve të mbushura me fruta, nën hije të gjera, pranë një uji rrjedhës dhe mes frutave të llojllojshme, të cilat kurrë nuk sosen, as nuk jane të ndaluara”. ( El-Uakia, 27-33)
Në ajete të tjera Kuranore Ai thotë: ” …plot degë me gjethe e pemë…” ( Rrahman, 48) dhe “…aty, në ata të dy ka frute, hurma dhe shegë”. ( Rrahman, 68)

Abdullah ibn Mubarek tregon: “Një ditë erdhi një beduin dhe tha:” O i Dërguari i Allahut, në Xhenet është një pemë që të bën keq, por unë nuk mendoja se në Xhenet do të kishte ndonjë pemë që do ti bente keq të zotit të saj”. Profeti ﷺ i tha: “Cila është ajo pemë?” “Hidja”, – tha ai. Profeti ﷺ ja ktheu: “Ata do të qëndrojnë në mes të hideve pa gjemba.” ( El -Uakia, 28) Allahu i ka hequr gjembat e tij dhe në vend të cdo gjembi ka nxjerrë një frut”.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti Muhamed ﷺ ka thënë: ” Në Xhenet ndodhet një pemë, nën hijen e së cilës kalorësi mund të ecë njëqind vjet dhe nuk e mbaron dot. Po të doni, lexoni ajetin kuranor: ” …nën hije të gjera” (El -Uakia, 30).
Në hadithin e Ebu Hurejrës thuhet se Profeti alejhi selam ka thënë: “Cdo pemë në Xhenet do të ketë trungun prej ari”. Transmetohet se Esma bint Ebu Bekërka thënë, “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut që , teksa përmendte Sidratul Muntehanë thoshte: “Kalorësi e përshkon hijen e degëve të saj për njëqind vjet. Nën të qëndrojnë në hije njëqind kalorës, aty ka shtrojë ari dhe frutat e saj janë si poce”.