Bota ecen me shpejtesi marramendese. Njeriut duke qene njekohesisht, objekti dhe subjekti i kesaj bote i duhet te perballoje veshtiresite, i duhet ta mbaroje vrapimin me pengesa qe ka nisur me ardhjen ne kete jete.
Kalon pengese pas pengese e perpiqet qe ta kape me cdo kusht lumturine, nje lumturi qe shpeshhere i kthehet ne mankth.
Pikerisht, kete ka theksuar shpesh edhe profeti Muhamed alejhi selam duke u kerkuar njerezve, qe te marrin pozicionin qe u takon : “Te jesh ne kete bote si i huaj apo udhetar” e ne nje thenie tjeter: ” Njeriu ne kete bote eshte si nje udhetar, qe ze hijen e nje peme, kur, prej nje momenti ne nje tjeter, do ta lere ate.”
Duke qene se ne kete bote njeriu perjeton gezime e hidherime e se eshte thjesht nje udhetar, ai ska pse te rendoje veten dhe zemren me hidherime e brenga per gjera kalimtare te saj.
Nese zemra eshte e forte di ti perballoje, ti sfidoje keto makthe. Nese zemra eshte e dobet, njeriu terhiqet ne vetmi, bie ne pesimizem dhe ushqehet me lotet e deshperimit.
Sa e sa njerez kane rene pre e kesaj semundjeje, te cilet jo vetem kane shkaterruar veten e tyre, por edhe familjen, duke u kthyer ne nje problem serioz per shoqerine. Receta eshte e thjeshte, ilace pa efekte anesore, nepermjet sherimit te zemres, sherohet i gjithe trupi. Cfaredo situate qe te kemi e qe na duhet te perballemi ne kete bote e mire apo e keqe qofte, nuk duhet te behemi rob i asaj ngjarjeje, por i Atij qe ia dha kete te mire apo sprove. Besimtaret duhet te jene falenderues per cdo miresi qe marrin. Kjo eshte me mire per ta dhe per zemren e tyre e nga ana tjeter, duhet te durojne per fatkeqesine e kjo eshte perseri me mire per zemren dhe qetesine e tyre.