Allahu i Lartesuar thote: “Dhe nje prej shenjave te Tij eshte qe prej jush krijoi per ju bashkeshortet tuaja, qe te qetesoheni prane tyre, duke vene ndermjet jush dashuri dhe meshire. Me te vertete, ne kete ka shenja, per njerezit qe mendojne”. (Er-Rrum, 21)
I derguari i Allahut alejhi selam ka keshilluar qe gruaja te kete shoqerues ne udhetimet e saj, duke i ofruar keshtu mbrojtje e kujdes dhe ne lidhje me kete kemi shembullin me domethenes e me te bukur te Profetit alejhi selam me gruan e tij, e respektit ndaj saj ne te gjalle, por edhe pas vdekjes se saj.
Ai e permendte shpesh Hatixhen (Allahu qofte i kenaqur prej saj!). Aishja (Allahu qofte i kenaqur me te) ka thene: ” Nuk kam qene aq xheloze per grate e Profetit alejhi selam sa per Hatixhen, edhe pse nuk e kam pare ate, por Profeti alejhi selam e permendte shpesh , saqe ka pasur raste ku per nder te saj therte ndonje dele, e copetonte, merrte dicka prej saj dhe ia jepte dikujt per t´a derguar tek shoqet e Hatixhes”.
Ndonjehere kam thene: ” SIkur nuk ka me gra te tjera ne bote pervec Hatixhes!”. Ai thoshte: “Ajo ishte dhe prej saj kam pasur dhe femije”.
Profeti alejhi selam e ka ndaluar nje person qe te shkonte ne lufte (xhihad) , me qellim qe te shoqeronte gruan e tij ne udhetimin e Haxhit. Kur burri i tha: ” O i Derguari i Allahut! Une deshiroj qe te shkoj e te luftoj ndersa gruaja ime deshiron qe te shkoje ne haxh !”. Profeti i tha: ” Shko me gruan!”: