Eshte vertetuar se Profeti alejhi selam ka kaluar prane femijeve dhe I ka pershendetur me selam. Profeti alejhi selam I pershendeste me selam njerezit , si kur I takonte ata, ashtu edhe kur ndahej prej tyre. Profeti alejhi selam I falte dy rekate namaz, kur hynte ne xhami , si pershendetje e xhamise , pastaj shkonte dhe I pershendeste me selam te pranishmit ne xhami. Falja e dy rekateve namaz e eshte nje e drejte qe I takon Allahut , e meriton t´i paraprije pershendetjes, e cila eshte nje e drejte qe I takon musimaneve. Praktika shokeve te Profetit alejhi selam me te , ka qene keshtu: Nese ndonjeri prej tyre hynte ne xhami, I falte dy rekate namaz, pastaj shkonte dhe e pershendeste Profetin alejhi selam me selam.
Kur hynte tek te afermit e tij, gjate nates, Profeti alejhi selam I pershendeste ata me nje pershendetje, e cila nuk e zgjonte ate qe ishte ne gjume dhe qe degjohej prej atij qe ishte zgjuar. Kur arrinte tek dera e ndonjerit, Profeti alejhi selam nuk qendronte me fytyre per balle deres, por qendronte ne anen e majte ose te djathte te tij duke thene: “ Paqja qofte mbi ju!”.
Profeti alejhi selam e pershendeste ate person qe I dilte perpara. Ai I conte selam edhe atij personi qe donte ta pershendeste ate, por qe nuk ishte I pranishem Gjithashtu, ai e pranonte pershendetjen (selamin) e atij personi qe ia dergonte ate. Prej udhezimit te tij eshte perfundimi I selamit ( pershendetjes) deri te fraza: “ue berrekatuhu”.
Ai e pershendeste I pari ate person qe e takonte. Dhe , nese ndonjeri e pershendeste ate, ai ia kthente menjehere pa vonese pershendetjen, e cila mund te ishte e njejte ose me e mire se ajo. Ai nuk e kthente selamin (pershendetjen) kur kishte arsye si psh, ne rastin kur falej ose kryente nevojat personale.
Profeti alejhi selam e degjonte pershendetesin dhe ia kthente selamin, por nuk I eshte pergjigjur me shenja ( me dore, me koke ose me gisht) vetem se ne namaz. Eshte vertetuar se nje here kur I kaloi prane nje kuvendi ku kishte muslimane , idhujtare dhe cifute, Profeti alejhi selam I ka pershendetur ata.
Profeti alejhi selam kerkonte leje tre here dhe, nese nuk I jepej leje per te hyre brenda ne shtepi, largohej. Prej udhezimit te Profetit alejhi selam eshte se nese atij personi qe kerkon leje I thuhet: Kush je ti? . Ai duhet te pergjigjet:” Une jam filani I biri I filanit”, ose duhet te permende nofken , apo mbiemrin e tij dhe mos te thote vetem: “Une jam”!